• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Skenari seksual” si antidotë për bombën e amerikanit të fishekëve të Gërdecit

by Ylli Pata
10/02/2023 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

“Pista seksuale” që Sali Berisha po përdor që prej ditësh, duke sulmuar ambasadorët, është natyrisht një veprim krejt poshtë çdo niveli normal të komunikimit mes njerëzve të civilizuar. Është një goditje poshtë brezi që përdoret në basifondet apo gjirizet e shoqërive njerëzore zakonisht, por për politikën shqiptare nuk është natyrisht një gjë e re.

Është përdorur pak vite më parë, pikërisht nga kolegët e doktorit që gojën e ka pasur të shturrurr se jeta, por tashmë i ka thënë “ciao” çdo nervi apo sensi normal të logjikës njerëzore.

Pak vite më parë, e njëjta skemë u përdor për të sulmuar ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca. Një ish-prokuror i antimafias italiane, koleg me Giovani Falconen e Paolo Borselinon, i cili u soll në Tiranë për të mbështetur fort reformën në drejtësi. E kjo ndodhi pas një sulmi të ndyrë që Sali Berisha dhe Ilir Meta ndërmorrën ndaj paraardhëses së tij, Romana Vlahutin, një diplomate kroate që vinte nga një karriere brilante në gazetari.

Po njëjtë u sulmua nga një personazh i frikshëm, e cila është bërë terrori i gazetarëve për kohë me radhë, një përfaqësues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Njerëz që nuk kanë pikë morali, kanë vjedhur pa fund, kanë kërcënuar e madje edhe dhunuar, bëjnë si të ndershëm dhe shantazhojnë njerëzit, që i ndjekin si pleqtë perversë në kodrat e liqenit.

Për të gjitha këto fushata të ndyra, që janë nisur nga mediat e panelistëve që hiqen si modern, nuk ka pasur deri tani asnjë fakt, asnjë rast asnjë vërtetim, por vetëm shpifje. Siç është padyshim ajo që Sali Berisha nxorri nga goja, me shpresën se do ngjisë paksa fabula seksuale.

E kjo fabul seksuale natyrisht që vjen nga vrima e thellë në trurin impotent të protagonistëve, por ka një synim, siç ka pasur në të gjitha rastet kur është hedhur në eter.

Qëllimi është për të mbytur një lajm të madh, me një ndyrësi edhe më të madhe siç janë këto palaçolloqet që hidhën në eter pa asnjë logjikë e referim.

U sulmua për afera seksuale Romana Vllahutin, pikërisht kur kërkoj nisjen e pandëshkueshërisë, u sulmua Donald Lu kur foli për “Peshqit e Mëdhenj”, e mediat pro “çiftit investigativ seksual” i nxorën në foto gjasme në pozicion jo të përshtatshëm. U sulmua natyrisht Luigi Soreca, pasi u përfshi për të ndihmuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe konstituimin e KLP-së, e cila më pas do të emërontë anëtarët dhe kreun e SPAK.

Po kësaj here, përse Sali Berisha shpërtheu në haluçinacione perverse? Së pari për të zbutur sadopak bombën e David Packouz, amerikanit të fishekëve të aferës që lidhet paralel me Gërdecin. i cili në një intervistë për Report TV tha se çmimi i fishekëve është negocuar nga djali i kryeministrit të atëhershëm-Shkëlzen Berisha.

Është një bombë e vërtetë, që natyrisht vjen thuajse njëkohësisht me hapjen e Gërdecit nga SPAK edhe si aferë korrupsioni dhe pastrimi parash. E ndaj u shantazhua dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, pasi duke qenë se Amerika është mbrojtësja e SPAK, u qëllua ajo për të frikësuar prokurorët e prokurorisë speciale. Një taktikë e njohur në një kohë shumë të turbullt. Ku natyrisht nuk do të ndalet edhe në shumë gjëra të tjera. Siç tha edhe sot se do të sulmojnë shtëpitë e ministrave apo njerëzve të mazhorancës.

Po kjo e fundit nuk ka gjasa të ndodhë, megjithëse do të jetë një kontribut i mirë. Se do të sjellë që mediat të filmojnë vendet ku banojnë politikanët tanë të lartë. E logjikisht do të ketë reaksion nga ana tjetër për ekspeditat e Lalzit. Fundja kjo është transparencë.

Skandal është shantazhi që një person që është anëtar i Parlamentit shantazhon kaq rëndë një ambasador të një vendi të huaj. Është vepër penale. Nëse një kongresmen amerikan do të bënte të njëjtën gjë për ambasadorin shqiptar në Uashington, së paku do ta kishte thirrur FBI-ja, ose do të merrte një gjobë apo ndonjë ditë në qeli, në burgjet e ftohta federale…

 

Next Post
FOTO/ Protesta e opozitës, Kryeministria blindohet me veshje metalike

FOTO/ Protesta e opozitës, Kryeministria blindohet me veshje metalike

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    ……dheeeee pikërisht për këtë punë, fajin direkt, e ka vetë zonja Kim -ambasadore USA në vendin tonë.
    Sepse, ajo drejton, udhezon dhe urdheron SPAK-un, që është një “vërë në ujë” siç thonë lebërit, ose shqip shqip, SPAK-u, i ha munë, Sali Berishes dhe Ilir Metajt.
    Ata vetëm vijnë rrotull, medemek bëjnë hetime (m’ka çu nana me la gojën – thonë shkodranet), dhe mandej, thonë nuk ka prova.
    Ujku Sali dhe ujku Ilir, po hedhin valle mbi tribuna e mitingje, e këta kërkojnë akoma prova ?
    Pse nuk marrin shembullin e Hagës, që arrestuan pa prova Hashim Thaçin, dhe rrugës le të gjejnë provat.
    A është edhe ky një shembull juridik ?
    Apo ata të Hagës janë plepista, dhe këta janë magistratë me profesorë ish plepistat ?!
    Jepi Sali e Ilir, sa tu hajë gurmazi. Për ju, rroftë US ambasadore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

Aksident në portin e Durrësit, drejtuesi i një furgoni përplaset nga kamioni, transportohet në spital

July 28, 2026
Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

July 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Korrik 2026

July 28, 2026
VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

VIDEO / Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Japoni, paralajmërim për cunami

July 28, 2026
Kontrolle “blic” në burgun e Drenovës, Laert Haxhiu kapet me telefon në qeli!

Gjyqi ndaj Laert Haxhiut / Vrasja e Albi Bashaliut, Gjykata: Do të dish kush ta vrau vëllain? Dëshmitari: Jo, jam klasë punëtore pa mbështetje

July 28, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Për montazhierët e revolucionit

July 28, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In