• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari që qartëson zemërimin e opozitës: Me Llallën në detyrë, plan për rrëzimin e Ramës

by Ylli Pata
20/12/2017 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E hëna e trazuar e politikës shqiptare, “tym dynjaja”, duket se nuk ka qenë thjesht një plan proteste e bllokimi nga opozita për të ndaluar zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, por ishte një skenar i cili nëse do të realizohej, pardje kishte vetëm aktin e parë.

Burime diplomatike bënë të ditur se në ambientet ndërkombëtare në Tiranë, ka ditë që qarkullon një plan ku ishte parashikuar rrëzimi i Edi Ramës me një proces që niste pardje dhe mbaronte në maj.

Sipas planit, bllokimi i zgjedhjes së kryeprokurorit, dhe vijimit të punës së Adriatik Llallës, kishte parashikuar që opozita të nxiste hetimet edhe ndaj Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit, për të provokuar një proces zinxhir protestash ndaj mazhorancës.

Protesta dhe kontestime, që së bashku me bllokimin institucional si pasojë e mosngritjes së organeve të gjyqësorit të ri, do të provokonin një krizë të rëndë sistemi.

Pas kolapsit të provokuar, PD-ja dhe LSI-ja do të kërkonin largimin e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie kujdestare nga PS-ja që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme, të cilat do t’i kërkoheshin të thirreshin nga presidenti Ilir Meta.

Fatmir Xhafa ose Pandeli Majko, ishin menduar si kandidatura për kryeministër të vendit. Këtë plan e pranoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë intervistës që tha për Ilva Taren në Ora News.

Ai plan nuk lindi sot, por u bë publike që dy muaj përpara kur Monika Kryemadhi hyri në selinë e PD-së dhe së bashku me Lulzim Bashën dhe ideuan krijimit të një “qeverie antimafie”.

Koha e rrëzimit të qeverisë ishte lënë pikërisht në periudhën ku sipas parashikimeve Shqipërisë nuk do t’i  hapeshin negociatat nga Bashkimi Europian, si pasojë e ngecjes së reformës në drejtësi dhe mungesës së rezultateve. Ky plan është testuar edhe në disa ambiente ndërkombëtare, sidomos kur shpërtheu çështja “Tahiri” dhe u duk sipas opozitës që Edi Rama ndodhet me shpatulla për muri.

Por siç mësohet skenari është hedhur poshtë që në fillim, ku SHBA dhe BE, me një deklaratë urgjente kërkuan largimin e Kryeprokurorit Adriatik Llalla pas mbarimit të mandatit dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

Opozita ka provuar që të dërgojë edhe emisarë të saj në kryeqytete të ndryshme të Europës që ndikojnë në vendimarrjen e BE-së për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë.

Turi i Tritan Shehut në Athinë, dhe ku një ditë më pas Nea Demokratia kërkoi që të mos hapeshin negociatat pasi qeveria e Tiranës po shkel të drejtat e minoritetit grek, u pa si pjesë e skenarit.

Por ka qenë pikërisht takimi i Edi Ramës në Bruksel, gjatë fillimit të muajit, ai që vuri thuajse të gjitha “pikat mbi i”.

Të gjithë krerët e Brukselit, madje edhe dy drejtues të PPE-së si Juncker dhe Tajani, kërkuan hapjen e negociatave nga BE për Shqipërinë. Gjithashtu në Bruksel kishte shkuar edhe zyrtari i lartë i DASH, Hout Brian Yee, i cili solli qëndrimin e Uashingtonit dhe loboi në përkrahje të Tiranës zyrtare.

Pas asaj vizite, që në fakt ka koinçiduar edhe me një vizitë të Bashës njëkohësisht në kryeqytetin e BE-së, lideri i opozitës u ka thënë Berishës dhe Kryemadhit se nuk mund të ecet përpara me planin e hartuar.

Por mësohet se ish-kryeministri dhe kreu i LSI-së kanë kërkuar që të të ndalohet zgjedhja e Kryeprokurorit të përkohshëm më 16 dhjetor.

Përfundimi i këtij akti tashmë dihet dhe gjërat ndodhën ashtu si ndodhën. Llalla u largua sot dhe Arta Marku është Kryeprokurore e përkohshme.

Next Post
Dokumenti sekret i 52′: Nexhmije Hoxha vallëzonte me kokën e prerë të italianit. Shoqet i bëri prostituta

E shpallën Nexhmije Hoxhën të vdekur, reagon e bija Pranvera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

ANALIZA E REL/ Pse reduktimi i KFOR-it në Kosovë shkon përtej çështjes ushtarake?

June 21, 2026
“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

“Do t’i godasim shumë fort”, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun, po shkaktojnë shumë probleme

June 21, 2026
Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

Balla dënon heqjen e flamurit izraelit: Akt i rëndë dhe i turpshëm. Nuk është në traditën e shqiptarëve

June 21, 2026
Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

Mbyllet raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, delegacionet tërhiqen për konsultime

June 21, 2026
Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re

June 21, 2026
Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

Pezeshkian: Irani nuk mund të heqë dorë nga armët bërthamore në një deklaratë me shkrim

June 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 22 qershor 2026

June 21, 2026
“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

“Një djalë më iku”, Luftia u bën premtimin fëmijëve: Nëna nuk iu lë. Do bëhem e fortë

June 21, 2026
Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

Protesta pa alternativë nuk është zgjidhje

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In