• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari për bllokimin e rrugëve vepër penale, ja çfarë rrezikojnë protestuesit

by A R
21/04/2017 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha kanë paralajmëruar përshkallëzimin e aksionit opozitar duke filluar nga dita e hënë, kur parashikohet bllokimi i të gjitha akseve kombëtare rrugore në vend nga ora 11.00 deri në orën 12.00. Ky do të jetë vetëm hapi i parë sipas paralajmërimeve të opozitës e cila ka folur për të tjerë hapa dhe bllokim total nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Drejtuesit lokalë të partive opozitare, do të organizojnë grumbullimin e mbështetësve të tyre në akset kombëtare ndërkohë çadra do të vijojë të jetë epiqendra e protestës. Por, edhe pse opozita është shprehur se protestat e saj do të jenë qëndresë paqësore dhe demokratike, bllokimi i akseve rrugore përbën vepër penale të parashikuar në Kodin Penal.

Në nenin 293, Kodi Penal parashikon dënim deri në 3 vite burg për personat që bllokojnë akset rrugore.

Në nenin 293 shprehimisht thuhet: “Vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor e ajror, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Por kjo nuk është akuza e vetme me të cilën mbështetësit e opozitës mund të përballen pas bllokimit të akseve kombëtare. Duhet theksuar fakti që edhe nëse merret leje në organet ligjzbatuese për mbajtjen e tubimeve, bllokimi i rrugëve nuk është i lejueshëm. Nëse tubuesit tejkalojnë lejen e marrë nga Policia për zhvillimin e tubimit, pra në rastin konkret bllokojnë rrugët, atëherë do të përballen me akuzën e “organizimit të grumbullimeve të paligjshme.

Ja çfarë parashikon neni 262:

Neni 262 “Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Precedenti

Një protestë të ngjashme organizoi opozita në vitin 2011, aso kohe Partia Socialiste dhe aleatët e saj. Në disa akse kombëtare e majta bllokoi disa akse rrugore kombëtare. Në atë kohë opozita përdori disa goma të vjetra të cilave u vuri flakën në akset rrugore, duke bllokuar qarkullimin për pak minuta. Pas protestës, policia e shtetit ndoqi penalisht të paktën 51 persona, mes  tyre dhe kryebashkiakë, pushtetarë vendorë dhe punonjës të administratës. Ata u akuzuan për “pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit”, “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “prishje e qetësisë publike” si dhe “ndotje të ajrit”./JavaNews/Andi Malasi

Next Post
Qeveria tek(to)nike e çadrës

Si tentoi t’i fshihej sot Basha “bombardimit” amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

Paratë e rajonit shtohen: Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

October 20, 2026
Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

Turqia gjen zëvendësuesin e Montellës, kontratë 4-vjeçare me ish-futbollistin e kombëtares

October 20, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Protesta, Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Kryeqyteti është përballur me dhunë ekstreme shqetësuese! Të hapur për dialog

October 20, 2026
Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen

October 20, 2026
Kryeministri Rama reagon përsëri pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe studentë: Jam në dispozicion!

Kryeministri Rama reagon përsëri pas refuzimit të dialogut nga pedagogë dhe studentë: Jam në dispozicion!

October 20, 2026
Shqipëria në valë protestash, Kuvendi mblidhet ditën e enjte! Zbardhet rendi i ditës, interpelancë edhe me ministrin Demo!

Shqipëria në valë protestash, Kuvendi mblidhet ditën e enjte! Zbardhet rendi i ditës, interpelancë edhe me ministrin Demo!

October 20, 2026
Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

Kryetarja e Gjykatës Speciale kundër ndryshimeve në ligj, PDK dhe veteranët: Nuk keni treguar paanshmëri!

October 20, 2026
Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

Parlamenti rumun konfirmon kryeministrin e ri pas muajsh bllokimi

October 20, 2026
“Kemi vetëm tre orë kohë…”- Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

“Qëndrime të matura”- AAK reagon për protestat në Shqipëri: Mos lejoni përkeqësimin e situatës!

October 20, 2026
Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

Aksident tragjik në Egjipt, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur nga përplasja e autobusit me kamionin (VIDEO)

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com