• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenari ogurzi që fshihet pas “Strukturës për Mbrojtjen e Votës”

by Alfred Peza
22/04/2021 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

U desh që të vritej mjeku Pjerin Xhuvani, që mediat dhe opinion publik, ta kuptonin se PD ka ngritur një strukturë të armatosur për mbrojtjen e votës më 25 prill. Një rrjet me ish policë e ushtarakë, që është “de facto”, një strukturë paralele me Policinë e Shtetit e Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Prapa saj nuk fshihet meraku për ruajtjen e votës, por me sa duket, synimi për një “revolucion” të ri në rast humbje!

Nëse Gazmend Bardhi nuk do ta kishte thënë këtë live, me natyralitetin më të madh, me siguri që pakkush do ishte koshient se më 25 prill opozita po u afronte si ofertë për të ardhmen, pjesën më të zezë të historisë së saj të 30 viteve të shkuara. Nëse nuk do të duhej të mbronte Arbër Paplekajn, si të ishte një hero dhe jo i akuzuari për vrasjen e bujshme politike në Elbasan, pakkush do të ishte koshient për atë që po gatuhet nga opozita.

“Struktura për Mbrotjen e Votës” (SMV) nuk është rithirrur nën armë, dje apo pardje, por të paktën një muaj më parë. Ajo funksionon jo vetëm në Elbasan, por në të 12 qarqet e Shqipërisë dhe komandohet nga udhëheqësit politikë të fushatës elektorale të opozitës në terren. Është një strukturë që nuk përfshihet në ndonjë statut dhe është jashtë çdo lloj ligji që rregullon veprimtarinë e partive politike, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në botën demokratike.

Pakkush ia kishte vënë veshin për këtë Alfred Rrushajt, Drejtorit të Fushatës Elektorale të PD, kur vetëm dy ditë përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale, njoftoi publikisht ngritjen dhe “misionin” e saj: “Mbrojtjen fizike të votuesve dhe komisionerëve. Përbëhet nga njerëz të gatshëm për të bërë detyrën e tyre, për të mbrojtur çdo njeri, që nuk mbrohet nga policia. Po përgatitemi për më të keqen”!

Kaq mjafton për të kuptuar, se ajo që pamë në Elbasan, ishte skenari i një vrasje të paralajmëruar. Erdhi vetëm pak orë pasi Ilir Meta, njeriu që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit shqiptar, deklaroi se: “Burrat dhe gratë e Mallakastrës ti mprehin sfurqet e sëpatat, se po u prej një votë e vetme kështu do të bëjë gjithë Fieri dhe Shqipëria, me në krye Presidentin”. Kjo është çmenduria e PD dhe e një Kryetari Shteti, që frymëzojnë dhe nxisin dhunën, duke i fryrë çdo ditë e më shumë vetëm burgjive të luftës.

E kur këtë e bëjnë liderët e PD dhe flamurin e saj e mban në dorë Presidenti i Republikës, nuk është e vështirë që të prodhosh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA, skena të tilla dhune që të çojnë tek vrasjet dhe plagosjet në emër të gjoja “mbrojtjes së votës së lirë”. Historia na ka mësuar se ato bëhen, vetëm në funksion të luftës për kolltukun personal të këtij soj liderësh, që e kanë qëllim në vetëvete rikthimin me çdo mjet e çmim në majën më të lartë të pushtetit dhe shtetit.

Liderët e opozitës sonë, nuk e kanë dënuar krimin barbar, të vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Ndaj nuk bëjnë as thirrje të qarta, të prera dhe të hapura për tu distancuar nga dhuna. Nuk bëjnë thirrje për vetpërmbajtje, qetësi e durim. E vetmja gjë që ka thënë Lulzim Basha dhe të tjerët pas tij, është se “e refuzojmë dhunën”. Por ta refuzosh dhunën dhe ta dënosh atë, janë dy gjëra krejt të ndryshme!

Këto 30 vite na kanë mësuar se për Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën e Monika Kryemadhin, tek dhuna që prodhon frikën, buron thelbi i ekzistencës politike. Morali i forcës, është oksigjeni i lulëzimit të tyre. Filozofia e dhunës, është garancia për mbijetesën e tyre, në skenën e madhe të politikës shqiptare. Përmes dhunës ata mbajnë të tendosur, kavon e tensionit shoqëror në vend, për të prodhuar energjinë e pushtetit për grupet e tyre të interesit dhe mbajtur nën presion kundërshtarët politikë.

Këtë qasje ka patur PD dhe lideri i saj historik që në zgjedhjet e viteve 1991 e 1992. Prej saj u udhëhoqën sa ishin në pushtet, për zgjedhjet e 1996 e 1997. Për të vijuar kështu pambarimisht, derisa ikën nga pushteti në vitin 2013, për të vijuar kësisoj edhe përgjatë këtyre 8 viteve në opozitë.

Ndaj mos prisni nga opozita që ti dënojë rastet e blerjes së votës prej eksponentëve të LSI në Pukë dhe Vlorë. As nga Presidenti, që përbetohet të presë duart imagjinare të mazhorancës, por kurrësesi ato të eksponentëve të partisë së tij familjare. Siç e shihni “Struktura për Mbrojtjen e Votës”, vetëm emrin e ka të tillë, pasi qëllimi i liderëve të opozitës sonë përmes saj është diçka krejt tjetër.

Koha do të dëshmojë se në një vend anëtar të NATO-s, skenaret e destabilitetit të së shkuarës, janë çmontuar njëherë e përgjithmonë. Ndaj më datë 26 prill në mëngjes, e mira e tyre dhe e Shqipërisë e do, që ta pranojnë verdiktin që sovrani do japi me votë.  Nuk mund tua shesin dot më shqiptarëve, filozofinë e së shkuarës, si të ardhmen e tyre!

Next Post
Rruga e humbur e Kosovës për sigurimin e vaksinës

Regjistrohen 5 humbje jete dhe 382 raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Comments 2

  1. Lame Çekani says:
    5 years ago

    Luli si Lul zyrtarisht, ka vrarë një njeri në Elbasan.
    Të vrarët e tjerë, e kanë autorin Sali Berisha.
    Edhe Luli, u gjakos,si kriminel direkt.

    Reply
  2. Lili says:
    5 years ago

    Luli vrau kater protestues me 21 janar 2011

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spektakël i garantuar, publikohen formacionet e Spanjë-Belgjikë

Spektakël i garantuar, publikohen formacionet e Spanjë-Belgjikë

July 10, 2026
Vrasja e ish-ministres britanike Ann Widdecombe, arrestohet një 26-vjeçar

Vrasja e ish-ministres britanike Ann Widdecombe, arrestohet një 26-vjeçar

July 10, 2026
Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

July 10, 2026
Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

Flakët përfshijnë një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është zjarrvënie e qëllimshme

July 10, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

“Lufta hibride po dëmton turizmin”, Operatorët turistikë: Po ulin rezervimet në pikun e sezonit

July 10, 2026
Izraeli njofton eliminimin e dy komandantëve të Hamasit, IDF: U goditën në bastisje të ndara në Gaza

Izraeli njofton eliminimin e dy komandantëve të Hamasit, IDF: U goditën në bastisje të ndara në Gaza

July 10, 2026
U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

U vra nga bashkëshorti pas debatit për celularin, del fotoja e viktimës së krimit në Shkodër

July 10, 2026
Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

Alarm në Durrës, zjarr në godinën pranë kishës katolike dhe bashkisë

July 10, 2026
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço: Depërton jelekun antiplumb! Ka 10 të tilla në vendin tonë

Karamuço ngre alarmin për sulmet online ndaj bizneseve: Ka 4 vite që kanë nisur, në kufijtë e terrorizmit kibernetik

July 10, 2026
Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In