Pas Shqipërisë, një tjetër sasi droge e ardhur nga Ekuadori është zbuluar në një magazinë në Mal të Zi.
Policia malazeze ka gjetur sot rreth 400 kilogramë kokainë në magazinën e qendrës logjistike të kompanisë “Voli”.
Pas raportimit të menaxherëve të ndërmarrjes dhe punëtorëve është nisur hetimi dhe inspektorët kanë marrë dëshmitë e punonjësve të pranishëm.
Siç shihet edhe në vendngjarje, inspektorët e policisë u kanë bërë thirrje punonjësve të pranishëm që të japin dëshmi për ngjarjen. Punonjësve iu ndalua kthimi në magazinë deri në përfundimin e hetimeve.
Nga disa foto të bëra nga punëtorët, në magazinë shihet pluhur i bardhë që të kujton lëndën narkotike.
Siç shihet në fotot e publikuara, pakot në të cilat është gjetur kokaina janë të markës së njohur “Derby”, nga Ekuadori.


