Në Hollyëood kanë menduar që shumë vite përpara për të bërë një film me protagonist shqiptarët. Skenari i filmit të viteve ’70, por që nuk u publikua kurrë bënte fjalë për një diktator shqiptar që rrëmbente yjet e Hollyëoodit
Nuk dihen arsyet përse ky film nuk është dhënë më parë, por ai është shfaqur këto ditë në formën e një arkivi.
Filmi i titulluar “The Phynx” është një film i zhanrit rock-komedi, i realizuar nga studioja filmike Ëarner Brothers në vitin 1970.
Ai ka të bëjë me një diktator shqiptar i cili rrëmben yjet amerikane si Pat O’Brien, Colonel Sanders, Xavier Cugat, Dorothy Lamour, Butterfly McQueen dhe Ruby Keeler.
Përveç yjeve, diktatori shqiptar vjedh edhe një kompjuter të CIA-s të quajtur “Motha” që krijon një bend të rockut të quajtur “The Phynx”.
Ky grup bëhet i famshëm dhe ftohet që të performojë në Shqipëri për të shpëtuar yjet e rrembyer. Këngët që këndon ky grup janë “Ëhat’s Your Sign?” dhe “Nearly Bleë My Mind”.
Këto këngë u realizuan nga të famshmit Jerry Leiber dhe Mike Stoler.









