• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skenar hollivudian në Kurbin, nusja heq vellon në mes të dasmës e largohet me…

by A R
01/09/2016 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga lokalet e dasmave në afërsi të qytetit të Laçit.

Në kulmin e ahengut, nusja ka hequr vellon e nusërisë dhe është larguar pa nam e pa nishan, e është hamendësuar se dikush tjetër atë e ka pritur me të cilin është larguar në pozita nuseje, por pa vello.

Kjo ngjarje ka ndodhur disa ditë më parë në Sanxhak, duke befasuar të ftuarit e ceremonisë së dasmës, të cilëve gëzimi u ëshë shndërruar në trishtim.

Nga sa mësohet, teksa dasma po i afrohej fundit, nusja kërkoi të largohet tek tualeti, e shoqëruar nga një pjestare e familjes së dhëndërrit, por për të gjetur justifikim ajo i kërkon shoqërueses t’i sjellë aparatin e celularit.

Dhe në këto momente ajo realizon skenarin e saj aventuroz, duke hequr vellon dhe veshur rroba të tjera, për t’u larguar pa u kuptuar, raporton Tesheshi.com.

Dhe teksa shoqëruesja ka pritur disa momente jashtë tualetit, e shqetësuar nga vonesa e daljes së nuses, ka thirrur të tjerë të afërm, të cilët kanë konstatuar syshqyer e gojëhapur se nusja nuk ishte më aty.

Të gjithë janë alarmuar, por më tepër janë kapluar nga trishtimi i asaj që ka ndodhur, pasi afërmendsh e kanë marrë aktin e zhdukjes së nuses si tradhëti bashkëshortore, e ku pa, në kulmin e dasmës.

I zoti i shtëpisë i zënë në hall, i ka përcjellë dasmorët pa ditur çfarë t’u thotë.

Raportohet se familja nuk ka qenë vendase. Ajo ka qenë e adhur nga Mati dhe e vendosur në Sanxhak.

Madje tek restoranti ku ka ndodhur ngjarja, as emrin nuk ia mbajnë mend të zotit të shtëpisë, por ajo çfarë ka ndodhur u është fiksuar si një ngjarje e rrallë dhe shokuese./a.m.

Next Post
Papadopoulou, një greke emërohet sheh e EULEX në Kosovë

Papadopoulou, një greke emërohet sheh e EULEX në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

Ish-Blloku dhe Komuna e Parisit, “magnet” për të huajt – Investropa: Lagjet më të preferuara për blerje apartamentesh në kryeqytet

February 24, 2026
Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

Kina kërkon të thellojë bashkëpunimin me Gjermaninë përpara vizitës së Merz-it

February 24, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lejuan shtëpinë e barit dhe kazinonë në mes të Lezhës, përjashtohen dy oficerë, e pëson edhe ish-drejtori

February 24, 2026
Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

Epike! I propozoi në stadium, futbollisti njofton ndarjen pas… 3 ditësh

February 24, 2026
Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

Moti i keq shemb një pjesë të rrugës së projektit të motorsportit në Elbasan

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In