• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kemi ftesë nga PS”/ Milo: PDS e hapur për LSI, por edhe partitë e Topallit, Patozit dhe Murrizit

by Java News
18/01/2021 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur vëmendja e PS është përqendruar në përzgjedhjen e skuadrës garuese të 25 Prillit, koalicionet mbeten një çështje për diskutim në ditët e javët në vijim.

Paskal Milo, Kreu Demokracisë Sociale një ndër aleatët besnik të socialistëve, i pyetur nga Top Channel nëse deri më tani ka patur shfaqje interesi për ndërtimin e një koalicioni të majtë dha këtë përgjigje.

Paskal Milo: “ Nga PS nuk ka ardhur asnjë ftesë, nuk është bërë asnjë diskutim, asnjë negociatë. Për rrjedhojë edhe siç e ka deklaruar kryetari i PS Edi Rama shumë herë, PS nuk ka nevojë për koalicione ajo do bëjë një aleancë me qytetarët”.

Përballë kësaj situate, Paskal Milo tregon hapat që do të ndërmarrë.

Paskal Milo: “ Ne jemi duke negociuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Negociatat shtrihen me një spektër politik të gjerë nga e majta deri në qendrën e djathtë. Jemi duke biseduar për të gjetur një formulë sa më të përshtatshme bashkëpunimi me interes të ndërsjellët. Negociatat nuk kanë mbaruar janë në zhvillim e sipër dhe presim që gjatë ditëve të ardhshme patjetër që do të përfundojnë sepse po afron afati skadimit të regjistrimit të subjekteve politike në KQZ”.

Por sa komode mund të jetë Demokracia Sociale në një koalicion të mundshëm me LSI apo edhe me Jozefina Topallin, Astrit Patozin dhe partinë e Mulsim Murrizit?

Paskal Milo: “ Ashtu siç ka qenë në traditën e Partisë Demokracia Sociale që aleancat t’i bëjmë ashtu siç i kemi bërë gjithmonë me spektrin e majtë. Por nuk varet nga ne siç ua shpjegova. Rrethanat janë të tilla, vendimmarrja nga PS është e tillë që përjashton koalicionin me partitë e saj ish-aleate për kaq e kaq vite. Për rrjedhojë Demokracia Sociale nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veç të shikojë mundësinë e një koalicioni me ato forca politike me të cilat mund t’i afrohet program ose mund të nisë nga disa rregulla loje të bashkëjetesës dhe bashkëpunimit politik”.

Paskal Milo bën një parashikim të kujdesshëm për 25 Prillin.

“Nuk e kam atë luks e privilegj të bëj parashikime të sakta sepse këtë nuk arrijnë ta bëjnë as institucionet e specializuara që merren me këto çështje por gjithsesi një mendim modest mund ta jap duke patur parasysh një përvojë të gjatë në politikë dhe në zgjedhje. Mund të them që rezultati do të jetë i ngushtë. Nuk mund të them se kush do të fitojë sepse duhet të jem sa më objektiv por them që do të jetë një rezultat i ngushtë”.

g/kosovari
Next Post
FOTO/ Kryeministri grek Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

FOTO/ Kryeministri grek Mitsotakis merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

September 14, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

September 14, 2026
Nga “Spider-Man” tek “Odyssey”, Tom Holland bëhet aktori me fitimet më të larta në histori! Kalon dhe Scarlett Johansson

Nga “Spider-Man” tek “Odyssey”, Tom Holland bëhet aktori me fitimet më të larta në histori! Kalon dhe Scarlett Johansson

September 14, 2026
U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

September 14, 2026
"Ajo që po ndodh në Spanjë është kaq e trishtueshme", Trump: Madridi nuk ka kontroll mbi kufijtë e tij -

Trump sulmon CEO-n e Anthropic: Kujdes! SHBA është përpara Kinës në garën e Inteligjencës Artificiale

September 14, 2026
“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shuhet i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit, i mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vite!

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shuhet i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit, i mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vite!

September 14, 2026
Avioni privat i miliarderit turk del nga pista dhe merr flakë në Libi, pezullohen fluturimet, kaos në aeroport!

Avioni privat i miliarderit turk del nga pista dhe merr flakë në Libi, pezullohen fluturimet, kaos në aeroport!

September 14, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

September 14, 2026
Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti shqiptar

Begaj në Emiratet e Bashkuara Arabe, takohet me homologun Mohamed bin Zayed, zbulohet agjenda! Vizita e parë e një presidenti shqiptar

September 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pas meje, mbylleni derën

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com