• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘S’kemi bërë aleancë as me Berishën e askënd’/ Duka tregon bisedën telefonike me Bashën! Mund të futemi vetëm në 2025

by Java News
27/03/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përballë një reforme zgjedhore të ngecur mes kapriçove të PD-PS, partitë e vogla i druhen arnimit të Kodit Zgjedhor në mënyrë të tillë, që ata të mbeten jashtë sistemit. Shqetësimin, e ngre kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Në studion e Report Tv në emisionin “Studio Live’ Duka tregon dhe bisedën e fundit telefonike me Bashën para tryezës “Harku opozitar Euro-Atlantik” dhe bën të qartë se PAA nuk projekton aleancë të ardhshme zgjedhore pa parë çfarë do të bëhet me reformën zgjedhore.

“Si PAA dhe partitë e tjera të vogla nuk është se po bëjë koalicione parazgjedhore. Pashë një deklaratë të dikujt se zoti Basha para 4 -5 ditësh bëri një tryezë për reformën zgjedhore. Më mori në telefon dhe më ftoi. Më tha a jeni dakord me këtë që kemi thënë ne. Se ju vetëm keni ardhur e kërkoni firmat për të njëjtat teza. Pra që të votojnë emigrantët, listat e hapura, që Shqipëria të bëhet me 3- 4 zona zgjedhore, votimi e numërimi elektronik. Duke qenë kështu mund të vini në tryezën që iniciatorë ishin ata. Unë vetë nuk kisha mundësi të shkoja se isha jashtë, por shkoi nënkryetari. Por kjo u shit si aleancë. Ne nuk kemi bërë aleancë as me të as me Berishën, e me askënd. Se jemi në kushtet si do të hyjmë në fushë të lojës. Nuk dimë si do të jetë gjyqtari e si do të gjykojë” thotë Duka për gazetarin Arbër Hitaj.

Është i vendosur kur thotë se në zgjedhjet e 2025, PAA do të hyjë vetëm nëse do të shkohet në zgjedhje me këtë kod zgjedhor dhe lista të hapura.

“Nuk po projektojmë një aleancë të ardhshme zgjedhore kur nuk dimë kushtet e lojës. Nëse do të shkohet me këtë Kod Zgjedhor dhe shartohet në mënyrë të shëmtuar. Pra ky që është po me lista të hapura atëherë çfarë kuptimi ka?! Ku qëndrojnë koalicionet nëse bëhet me lista të hapura e ndarë me 12 qarqe. Po u bë me lista të hapura do të futesh në një sigël me lista të hapura e do të vijojë e njëjta histori. Ndërkohë partitë e vogla penalizojnë veten e tyre.  Ta zëmë PD e rithemelimi e partitë e vogla do të futen në të njëjtën sigël do I japin PAA-së një kandidat. Kush është leverdia këtu? Së pari do konkurosh në një habitat jo natyral tëndin se je tek listat e PD-së. Është ngjyra e tyre që mbizotëron. Të gjithë votat që ti merr shkojnë në favor të PD-së e gjithë puna shkon dëm. Nëse do të jetë kështu Partitë e vogla duhet të bashkohen që të kenë sa më shumë kandidatë e të kenë formë mbijetese” thote Duka.

Gjithsesi do të jetë asambleja e PAA-së që do të mblidhet më 20 prill për të dhënë vendimin përfundimtar. Por Duka është i bindur.

Me lista të hapura e me këtë Kod Zgjedhor të ndarë në 12 principata, pa komisionerë e në të gjitha kushte te diskriminuara do të dalim më vete. Do të kemi mundësi të dalim vetëm e të mund të fitojmë 1 – 2 deputetë. Edhe nëse nuk fitojmë deputetë, themi PAA ka marrë kaq vota, thekson Duka./m.j

Next Post
Ekzekutohet vendimi i Strasburgut: Qeveria paguan dëmshpërblimin për familjet e prekura nga tragjedia e Gërdecit

Ekzekutohet vendimi i Strasburgut: Qeveria paguan dëmshpërblimin për familjet e prekura nga tragjedia e Gërdecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

September 16, 2026
EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

September 16, 2026
Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

September 16, 2026
“Pushtohet” nga shqiptarët Gjykata Speciale në Hagë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Dënimi i ish-liderëve të UÇK, deputetja e PDK thirrje për nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale

September 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

A u rrit turizmi këtë sezon në Shkodër dhe Pogradec?

September 16, 2026
Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, reagon dhe BE: Thirrje për vetëpërmbajtje, drejtësia të bëjë punën e saj!

September 16, 2026
Ashpërsimi i Kodit Penal, Spahiu: Vetëm burgu frenon pushtuesit e pronave publike dhe private

Spahiu: Gjykata e Apelit do të shpallë të pafajshëm Hashim Thaçin, njësoj si gjeneralin kroat Ante Godovina!

September 16, 2026
Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

“Heronj kombëtarë”- BBC dhe CNN raportojnë për aktgjykimin ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe vlerësojnë figurat e tyre!

September 16, 2026
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com