• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Skemë rimbursimi e pazbatueshme, fermerët nuk marrin asnjë lek nga TVSH

by Java News
28/12/2016 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, në tregun e qumështit rimbursimi 20 për qind i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nuk përfitohet nga fermerët, por nga tregtarët apo përpunuesit. Ky konkluzion ka dalë pas një hetimi të thellë që Autoriteti ka kryer në këtë treg, që nuk është i vetmi.

Sipas të dhënave zyrtare për gjashtëmujorin e parë, qeveria ka rimbursuar rreth 6 milionë dollarë si TVSH në bujqësi. Por, sipas Këshillit të Investimeve, fermerët thonë se paratë nuk i përfitojnë ata, por mbahen nga tregtarët.

Qeveria e rriti masën e kompensimit të TVSH-së në bujqësi nga 6 për qind, në 20 për qind dy vite më parë për të ndihmuar femerët. Por, i gjithë mekanizmi funksionon përmes tregtarëve. Tatimet rimbursojnë grumbulluesin, i cili këtë rimbursim duhet t’ia kalojë fermerit, përmes çmimit më të lartë në blerje.

Që në fillim skema shfaqi probleme, pasi tregtarët nuk ia kalonin përfitimin fermerëve, por e mbanin vet. Ministria e Financave propozoi një mekanizëm shtesë kontrolli, duke u kërkuar tregtarëve që t’i paguajnë fermerët përmes bankave. Por ky kusht është i vështirë për t’u plotësuar, veçanërisht për fermerët e vegjël, të cilët shesin sasira të vogla.

Dy vite pas miratimit, skema e kompensimit të TVSH-së në bujqësi mbetet ende problematike dhe paratë që qeveria rimburson nuk shkojnë plotësisht te femerët. Ky shqetësim është pranuar edhe nga Ministria e Bujqësisë, e cila tha për Top Channel se, më herët ka propozuar heqje të TVSH-së në bujqësi për këtë arsye, si dhe subvencion të drejtpërdrejtë për fermerët.
TCH/d.i.

Next Post
Si do rritet buxheti kosovar për pensionet e veteranëve

Si do rritet buxheti kosovar për pensionet e veteranëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com