• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skemë mashtruese për rimbursimin e TVSH, shpallen fajtorë 6 persona, mes tyre 2 italianë

by A R
11/11/2025 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës, ka shpallur fajtorë gjashtë persona, mes tyre dy italianë, pasi akuzohen për ngritjen e një skeme mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale I.Q., E.B., A.D.,Z.K, dy italianët S.C., S.C., si dhe shoqëritë ‘Sidec Alenergy’ shpk, ‘Primis’, ‘Gainsbourg’ shpk, ‘Al Nair Trading’ shpk dhe ‘CS International Consulting’ shpk.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëe’, ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’ si dhe ‘Fshehja e të ardhurave’.

Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, përmes shoqërive u krijua një skemë e qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me synim shpërndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të TVSH-së, në kundërshtim me ligjet shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare.

“Ngritën skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, me kërkesë të Prokurorisë Tiranë shpallen fajtorë 6 shtetas, mes tyre 2 italianë dhe kompanitë e tyre
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtor shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoqëritë ‘Sidec Alenergy’ shpk, ‘Primis’, ‘Gainsbourg’ shpk, ‘Al Nair Trading’ shpk dhe ‘CS International Consulting’ shpk, për veprat penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’ e kryer në bashkëpunim, ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëe’, ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’ si dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25, 190/2, 181 dhe 180/a të Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimi penal nr.252 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se shtetasit I.Q. dhe E.B, në bashkëpunim me shtetasit italianë A.D, S.C dhe S.C., kanë ngritur një skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës juridike.
Këta persona dhe shoqëritë e tyre krijuan një skemë të mirëorganizuar të qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me synim shpërndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të TVSH-së, në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare”, njofton Prokuroria.

Nga grupi i të pandehurve, shtetasi A.D., rezulton të jetë organizatori i skemës kriminale, ndërsa pjesa tjetër kanë lëshuar fatura tatimore për shërbime konsulence për shoqërinë “Sidec”, në pronësi të krijuesit të këtij rasti mashtrimi. Sakaq, kontabilisti i kompanisë “Sidec”, ka qenë në dijeni të plotë të situatës financiare, duke bërë trajtim kontabël të gabuar.

“Të pandehurit I. Q., E.B., S. C. dhe S.C. kanë qenë në rolin e ndihmësit të të pandehurit A.D., i cili rezulton të jetë në rolin e organizatorit, krijuesit dhe përfituesit kryesor nga kjo skemë mashtruese. Ata kanë pranuar të lëshojnë në mënyrë fiktive fatura tatimore për shërbime konsulence në favor të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shoqërisë “Sidec” të pandehurit A. D., duke e ditur shumë mirë se shoqëritë e tyre dhe ajo e të pandehurit u krijuan në funksion të ngritjes dhe vazhdimit të skemës mashtruese. Ndërkohë i pandehuri Z. K., me detyrë kontabilist, duke qenë në dijeni të plotë të situatës financiare, ka bërë një trajtim kontabël plotësisht të gabuar“, njofton organi i akuzës.

Kështu, për secilin nga të pandehurit është kërkuar dënimi me heqje lirie duke variuar nga 3-4 vite, ndërsa për shoqëritë e përfshira në skemën mashtruese, dënim me gjobë.

“Sa më sipër, me kërkesë të prokurorisë u shpallën fajtor shtetasit:
I.Q. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 144/a dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;
E.B.,- Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim;
A.D – Për kryerjen e veprës penale “Fshehja e të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/3 i Kodit Penal dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim;
S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim;
S.C. – Për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, të parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Z.K. – Për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuar nga neni 300 dhe dënimin e tij me 180 (njëqind e tetëdhjetë) orë punë në interes publik;

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Sidec Albenergy” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe dënimin e tij me gjobë 1.500.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Primis” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me gjobë në masën 1 000 000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Gainsbourg” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “Al Nair Trading” sh.p.k. për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin me gjobë 1.200.000 lekë.

Deklarimin fajtor të personit juridik, shoqërisë “CS International Consulting” për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe dënimin e tij me një gjobë prej 1.200.000 lekë“, njofton prokuroria.

Next Post
Lufta kundër kultivimit të kanabisit, mbyllet fushata e monitorimit nga ajri nga Guardia di Financa për 2025-ën

Lufta kundër kultivimit të kanabisit, mbyllet fushata e monitorimit nga ajri nga Guardia di Financa për 2025-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Gentiana Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve! Fëmijëve të internimit u detyrohemi njohje ligjore!

VIDEO/ Gentiana Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve! Fëmijëve të internimit u detyrohemi njohje ligjore!

August 24, 2026
EMRAT/ “Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

EMRAT/ “Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

August 24, 2026
“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

August 24, 2026
Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

August 24, 2026
“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja e shqiptarit dhe motra e viktimës

“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja e shqiptarit dhe motra e viktimës

August 24, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë: ISHP po monitoron situatën, edhe më parë…

August 24, 2026
Bek

Bek

August 24, 2026
Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

August 24, 2026
VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

August 24, 2026
Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com