• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skemë mashtrimi për shmangien e TVSH-së me vlerë mbi 500 mln lekë/ Shpallen fajtorë 8 persona në Durrës, çfarë u konfiskua

by
08/11/2022 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë persona në Durrës janë shpallur fajtorë pasi dyshohet se kanë ngritur një skemë mashtrimi për shmangien e TVSH-së me vlerë mbi 500 mln lekë.

Abc mëson se personat e shpallur fajtorë janë Ardi Xhaferri, Regan Merdani, Ali Agolli, Tahir Afmataj, Enis Xhaferri, Ben Caka dhe Roland Avdo.

Bëhet me dije se është konfiskuar një hidrocentral, truall dhe kamionë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi të kryer me metoda speciale të hetimit, dërgoi për gjykim dhe dha konkluzionet përfundimtare të procedimit penal, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K. Penal dhe Veprën Penale “Moskallëzim i krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.P.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se të pandehurit kishin ngritur një skemë mashtrimi me  pesë kompani, me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është shmangur një detyrim tatimor në  vlerën totale 571,175,889 lekë. Ndërkohë autorët e veprës penale, kanë mundur që të terheqin parat cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.

Pas kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës nga ana e Gjykatës  u vendos: 

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Xh. për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 114/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.Xh. i hiqet e drejta për të  ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10(dhjetë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit R.M i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.A. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tri) vite e 6 (gjashte) muaj burgim.
– Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.A., për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (vjet) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
– Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit T.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Xh. për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit E.Xh i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.C., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit B.C., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.A., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
-Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit R.A., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit, personit juridik “S.L.” për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”, duke urdhëruar procedurat e likujdimit të tij nga organet kompetente, sipas ligjit. Pjesa e të ardhurave dhe e pasurive që, në përfundim të procedurës së likuidimit të detyruar të personit juridik, rezultojnë të jenë mjete apo produkte të veprës penale duhet të konfiskohen.

– Në zbatim të  të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurve  i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit te çeshtjes me gjykim të shkurtuar.

Konfiskimin e mjeteve apo produkteve të veprës penale të sekuestruara.

Sendet e sekuestruara me anë të procesverbalit të sekuestrimit datë 16.11.2021 të cilat janë asete të shoqërisë A.N., Korçë në pronësi të shtetasit A.A. dhe konkretisht. 

1.    Një automjet i tipit kamion i markës DAF, kokë tërheqje me ngjyrë të bardhë.
2.    Një automjet tip kamion i markës MAN koke tërheqje me ngjyrë të bardhë.
3.    Një automjet tip Fadrome i markës CASE me ngjyrë të verdhë.
4.    Një automjet tip kamion i markës MAN me ngjyrë të bardhë,
5.    Një automjet tip kamion “botë uji” i markës IVEKO me ngjyra të bardhë dhe të kuqe.
6.    Linjë prodhimi dhe pastrimi për inerte e pa montuar për punë me ngjyre gri jeshile dhe të verdhë.
7.    Produkt i gatshëm për shitje “hekur-nikel” sipas procesverbalit të sekuestros mbi 300 (treqindë) ton.
8.    Pasuria e regjistruar në rregjistrin hipotekor me adresë Dhërmi, Vlorë, objekti hidrocentral sëbashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronesi të shtetasit A.Xh.

/e.d

Next Post
BE dha 1 mld euro Ballkanit Perëndimor për blerjen e energjisë, ERE pezullon vendimin për vendosjen e fashës mbi 800 kWh

BE dha 1 mld euro Ballkanit Perëndimor për blerjen e energjisë, ERE pezullon vendimin për vendosjen e fashës mbi 800 kWh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

September 11, 2026
Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

September 11, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
Takimi me të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

Rama flet për udhëtimet: Kam bërë 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, i kam matur me truprojë

September 11, 2026
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare Albert Karriqi

September 11, 2026
E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

E rëndë: Mjekët kërkuan në IA si të shpëtonin këngëtarin grek, Giorgos Mazonakis

September 11, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

EMRAT/ GJKKO vijon masat e sigurisë për 8 të hetuar për mashtrim kompjuterik

September 11, 2026
Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com