• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skemat që po zbrazin llogaritë, mashtrimet online në rritje, bankat apel për kujdes ndaj “ofertave’

by A R
27/04/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet në internet në rritje, që lidhen me përdorimin e të dhënave personale dhe bankare për të kryer veprime në internet.

Spiro Brumbulli, Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së bankave, shprehet: “Nëse ndjek linqet e sugjeruara, ato të kërkojnë të dhëna personale dhe të dhëna sigurie, si kode, PIN etj., si në një rast të vërtetë, por që paratë shkojnë në llogaritë e tyre sepse lidhja është në një faqe të rremë. Transaksioni ndodh në një skemë mashtrimi duke i dërguar fondet në llogaritë e kontrolluara nga mashtruesi”.

Në raste të tjera, qytetarët mashtrohen edhe nga mesazhe që tregojnë se për ta ka një pako, por duhet të saktësojnë të dhënat për ta marrë atë.

“Këto mashtrime vijnë me mesazh në telefon dhe mund të ndodhë edhe me email në adresën personale janë skema mashtrime dhe për shkak të kuriozitetit individët i hapin dhe për fat të keq, ka pasur edhe individë që kanë rënë pre e mashtrimit”, vijon Brrumbulli.

Bankat bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos i japin askujt të dhënat e llogarisë së tyre bankare.

“Fshini çdo mesazh apo email të ardhur nga një burim i panjohur që ju kërkon të kryeni veprime në linqe të cituara apo të kryeni telefonatë në numrin e treguar në tekst. Mos tregoni asnjë kuriozitet për të provuar se çfarë mund të jenë këto njoftime joshëse ose që ju kërkojnë të kryeni një veprim me urgjencë. Mos iu përgjigjeni teksteve që duket se janë nga një institucion financiar ose shitës që ju kërkojnë të përditësoni informacionin e llogarisë tuaj ose të jepni informacione personale. Në asnjë rast banka nuk do t’ju kërkojë të dhënat personale bankare, si numrin e kartës, PIN, kode sekrete ose fjalëkalime”, shprehet Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së bankave

Tre tipologji kryesore të identifikuara të mashtrimit “online” kanë të bëjnë me ofertat joshëse duke përdorur emra dhe marka të mirënjohur tregtarësh, ka oferta të rreme gjoja nga një dyqan si dhe mashtrime përmes mesazheve që të ka ardhur një pako por pagesa duhet të bëhet online me kartë.

Next Post
“Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh!

“Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com