• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema si trafikohen makinat nga jashtë/ Nga janari në nëntor, në Tiranë u kapën 25 mjete, vidhen në perëndim e shiten në Shqipëri

by Java News
18/11/2023 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafikimi i makinave luksoze që vidhen në perëndim dhe sillen në vendin tonë me synim shitjen e tyre është kthyer në trend në vitet e fundit. Zakonisht shqiptarët vjedhin makinat luksoze që kushtojnë më shumë. Fillimisht ato pikasen dhe më pas nis plani për vjedhjen e tyre. Për ata shqiptarë që e kanë kthyer në zakon këtë mënyrë veprimi në perëndim, nuk është shumë e vështirë. Ka mënyra të shumta për të vjedhur në makinë, por më e shpeshta është përmes çelësave inteligjent.

Pasi e shtinë në dorë, plani i radhës është sjellja e saj në Shqipëri dhe shitja. I tillë ishte rasti i 15 nëntorit, që u godit nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës. Një 36-vjeçar u arrestua pasi për 9 mijë euro bleu një makinë “BMË” seria 5 që ishte vjedhur nga 2 persona të tjerë në Britani të Madhe, njëri prej të cilëve shqiptar dhe tjetri nga Rumania. Si ky rast, burime pranë policisë i thanë Report Tv se nga janari deri më tani janë në total rreth 25 makina që janë kapur vetëm në kryeqytet, të vjedhura jashtë dhe me synim shitjen brenda vendit. Makinat kanë rezultuar të vjedhura jo vetëm në Britani të Madhe, pore dhe Gjermani, Itali e shtete të tjera.

Por, çfarë skeme përdorin trafikantët e makinave luksoze?

Pasi janë vjedhur në perëndim, makinat i sjellin në rrugë tokësore deri në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe Malin e Zi, Morinë, Muriqan dhe Han të Hotit. Për të kaluar doganën, trafikantët dorëzojnë një dokument sikur mjeti është marrë me qira, por që në fakt ka rezultuar të jetë fals. Pasi marrin dritën jeshile për të kaluar në tokën shqiptare, nuk përdorin me të njëjtin dokument qiraje, por përdoret një akt shit-blerje, po ashtu i falsifikuar, dhe dokumenti i zhdoganimit, për të targuar makinën.

Në rastet që kanë mundur të “gënjejnë” autoritetet ka rezultuar se menjëherë më pas makina është shitur tek persona të tretë, me qëllim humbjen e gjurmëve të origjinës se ku është vjedhur. Burimet thonë se ka pasur raste të personave që i kanë blerë këto makina dhe nuk kanë pasur asnjë dijeni se më herët ka qenë e vjedhur, por që policia është dashur t’ia sekuestrojë, pavarësisht dëmit ekonomik që i është shkaktuar./shqiptarja.com

Next Post
’21 janari’/ Detaje të reja nga vendimi i ‘Strasburgut’: Ja si Kryeministri Berisha sulmoi prokurorinë dhe nuk zbatoi urdhërat e saj

'21 janari'/ Detaje të reja nga vendimi i 'Strasburgut': Ja si Kryeministri Berisha sulmoi prokurorinë dhe nuk zbatoi urdhërat e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

October 30, 2026
Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

October 30, 2026
Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

October 30, 2026
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

October 30, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In