• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skema: Si rekrutoheshin dhe çfarë shkruhej në kartelat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit?

by Java News
19/11/2022 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti ligjor, Marcel Hila ka treguar se si rekrutohesin ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe se çfarë shkuhej në kartelat e tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hila u shpreh se hapeshin kartelat e bashkëpunëtorëve, pasi filozofia e asaj kohe, ishte se socializmi kishte shumë armiq dhe se duheshin zbuluar.

Hila shtoi se bashkëpunëtorët rekrutoheshin vullneratisht, por edhe me dhunë.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dikur, tanimë Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, janë kartelat, që quhen kartelat e bashkëpunëtorëve, nëse oficeri i sigurimit të ka bindur me forcë apo pa forcë. Filozofia ishte se socializmi shqiptar kishte shumë armiq dhe ne do t’i zbulojmë kush janë.

Sigurimi i Shtetit, në bazë kishte katër parime, katër shtylla. Shtylla e parë ishte identifikimi, shtylla e dytë ishte hetimi, e treta dënimi dhe e katërta nënshtrimi. Ky ishte parim i Bashkimit Sovjektik, KGB-së. Bëni bashkëpunëtorë për të gjetur se kush janë armiqtë e partisë. Bashkëpunëtorët ishin me dy forma, ose vullnetarisht, ose nëse nuk pranon, përdorej dhunë”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, eksperti nënvizoi se kartela plotësohej me të dhënat e personit, emër, mbiemër, profesionin, arsimi, ndërsa emri i babait nuk shkruhej.

Përveç kartelave, ata kishin emrin e tyre edhe në një regjistër, që quhej regjistri operativ i agjenturës.

“Kur merrte aprovimin dhe të hapte një kartelë dhe ku plotësohej me të dhënat e personit, nën pseudonomin u rekrutua në këtë datë nga ky oficer. Kartela dërgohej në degën numër 4, ishte dega e dokumentacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, domethënë në Arkivat e Sigurimit të Shtetit.

Në degën numër 4, që ka qenë dikur, Përveç këtyre kartelave, Sigurimi i Shtetit merrte masa që të kishte edhe një regjistër, quhej regjistri operativ i agjenturës, këtu emrat janë me rend alfabetik. Kartela i ka të gjitha, emrin e babait jo. Ku banon, profesioni, ku punon aktualisht, a je i martuar apo beqar, kush të rekrutoi, cili oficer.

Faqja tjetër, se kishte dy faqja kartela, se cilit oficer ti i përket. Nëse ky oficer është transferuar, të merr oficeri tjetër. Nëse ti ke lëvizur, nga një rreth në tjetër, atëherë kartela mbetej në degën e Punëve të Brendshme, një kopje e kartelës ishte e ruajtur në degën 4 të ministrisë së Brendshme, një kopje e emrit tënd është e ruajtur në regjistrin e evidencës operative të agjenturës.

Atëherë, dosja jote, është dyfishe, dosje personale që do bëje autobiografinë. Kjo ishte dosja personale. U hapte një dosje tjetër, ishte dosja e punës, kë ke gjurmuar dhe çfarë informacioni ke futur këtu. Ishte shkencë sovjetike”, theksoi Hila./m.j

Next Post
Spiunët në “qark”/ Presidenti Begaj dekreton ligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit, botohet në Fletoren Zyrtare

Spiunët në "qark"/ Presidenti Begaj dekreton ligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit, botohet në Fletoren Zyrtare

Comments 2

  1. Demir Baruti says:
    3 years ago

    Ja ke fut kot plako.
    Shënohej, Jo vetëm emri i Babait, por edhe emri i Nënës……vendlindja, datelindja e saktë (date, muaj, vit).
    Ngaterresat si me “I.M”- në, edhe atehere ndodhnin, kështu që, këto çështje, shkoqiteshin hollesishëm dhe mirë….
    Mos u mundo të bësh AVOKATIN për “I.M”-në, që tashmë dihet se kush është, me emër babai dhe mamaje.
    Je burrë në moshë. Më serioz.

    Reply
  2. N.Dragoi says:
    3 years ago

    O avokati i Ilir Metës.
    Ja ke futur pordhes.
    Atehere, të këndonin mirë këngën, qysh të quajnë nënën (të parën bile) dhe qysh të quajnë babanë, datën, muajin vitin e lindjes, vënd lindjen dhe adresën e saktë të vend banimit.
    Kjo gjë, edhe për deshmitaret, të cilët ishin të rregjistruar tek evidenca e kunderzbuluesit, me laps (jo me stilolaps),ndersa në kartotekë, sigurisht figuronte shkruar me stilolaps, edhe emri i ketyre personave, por duke shenuar fjalën deshmitar.
    Kontrolli në kartotekë, ishte i detyrueshëm, për çdo veprim që kryente kunderzbuluesi. Përgjigja nga kartoteka, vinte brenda 7diteve kur ishte jashte rrethit.
    Brenda rrethit brenda 3 diteve.
    Kjo gjë, bëhej për mos të bërë karambole me bashkepunetoret, deshmitaret etj, si brenda rrethit ashtu edhe në gjithe Shqipërinë, kjo në mungesë të asajë kohe të teknologjise informative që kemi sot.
    Prandaj, ja ke futur kot o derman.
    Të fala Likes Monës.

    Reply

Leave a Reply to N.Dragoi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

1 vit nga rikthimi i Trump, ambasada e SHBA: Aleatët na respektojnë, kundërshtarët na frikësohen

January 21, 2026
Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

Pas thashethemeve për ndarje, JD Vance dhe bashkëshortja e tij ndajnë lajmin: Presim fëmijën tonë të katërt!

January 21, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

January 21, 2026
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

January 21, 2026
Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

January 21, 2026
“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

January 21, 2026
Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In