• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skema/ Shfrytëzonte gruan për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

by
19/12/2021 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditet një rast i shfrytëzimit për prostitucion nëpërmjet dhunës në Tiranë. 26 vjeçari Vilson Gjata ka rënë në prangat e policisë pasi shfrytëzonte gruan e tij 27-vjeçe për prostitucion duke ushtruar dhunë ndaj saj. Në këtë skemë të zbuluar përmes operacionit “EXPLOITATION” është i përfshirë edhe i moshuari Petrit Osmanllari i cili po ashtu ka rënë në prangat e bluve. Ky i fundit kishte vënë në dispozicion apartamentin e tij për të ushtruarprostitucionin 27-vjeçarja si dhe i siguronte klientë.

SKEMA e shfrytëzimit të 27 vjeçares për prostitucion nga burri dhe i moshuari, sipas policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prositucion nëpërmjet dhunës. Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O. Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pët veprime të mëtejshme.

/b.h

Next Post
Komisioni i Rithemelimit: Në orën 11:00 shpallim rezultatin për shkarkimin e Bashës

Komisioni i Rithemelimit: Në orën 11:00 shpallim rezultatin për shkarkimin e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com