• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

SKEMA/ Peleshi: “0 TVSH për kooperativat, do çojmë mbështetjen atje ku duhet”!

by Java News
14/04/2018 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka zhvilluar sot një takim në fshatin Laknas, në qarkun e Tiranës, për të informuar fermerët dhe për t’u ofruar asistencën e duhur për skemat e programit IPARD. Siç është njoftuar dhe më parë çelja e “Thirrjes së parë” për aplikime për financime, subvencione dhe grante që ky program do të japë për bujqësinë shqiptare, do të bëhet në fillim të muajit maj.

Gjatë takimit ku ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave anëtare të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, ministri Peleshi u shpreh se promovimi i këtij programi është një proces, që kërkon në radhë të parë një punë të detajuar sqaruese, që duhet bërë, me të gjithë ata që janë të interesuar, me qëllim kthimin e besimit për të gjithë aktorët pjesëmarrës për aplikimet dhe përfitimet nga këto skema.

Më tej Peleshi është shprehur se një rëndësi e veçantë i është dhënë transparencës me të cilën do zhvillohet ky proces, që do të vazhdojë të jetë i tillë dhe gjatë vlerësimit dhe përzgjedhjes së fituesve.

“Paratë janë, por na duhet t’i çojmë tek përfituesit. Rruga nga dëshira dhe deri tek përfitimi, kalon së pari, nga qartësimi i idesë, pastaj kthimi i kësaj ideje në projekt, pastaj plotësimi i projektit me gjithë të dhënat që kërkon programi i IPARD-it, aplikimi dhe padyshim, pastaj procesi i vlerësimit. Është detyra jonë, që të jetë edhe më transparent edhe më i shpejtë, edhe më i mbrojtur nga fenomenet, të cilat nuk kanë munguar në të kaluarën.

Unë besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, madje në skemën kombëtare, që tani është akoma në proces, mbyllen në datën 27 prill aplikimet për skemën kombëtare të granteve dhe subvencioneve, ne e çuam në zero burokracinë, për subvencionet, për pagesat direkte.”

Duke përfituar nga ky takim, ministri Peleshi ka bërë të njohur dhe incentivën që pritet të miratohet për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, duke i përjashtuar nga TVSH-ja, e njëjta praktikë ndiqet dhe për fermerët e vegjël.

ma.me

Next Post
Parashikimi i Horoskopit ditor, E Hënë më 22 janar 2018

Horoskopi, e diel 15 prill 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In