• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Skema kombëtare 2018/ Peleshi: Mbështetje për vreshtarinë dhe agropërpunimin, si mund të përfitohet

by Java News
05/02/2018 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbështetje për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, agropërunimit, rritje të eksporteve, çelje të tregjeve të reja dhe rritje të ardhurave për zonat  rurale  Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka vizituar një fermë me vreshta në zonën e Mamurrasit, të qarkut Lezhë pwr tw diskutuar mbi skemen e re të mbështetjes financiare për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe agropërpunimit.  

Sipas Ministrit, Skema kombëtare financiare ka një hapësirë shumë të madhe për financime në sektorin bujqësor dhe agropërpunues, madje kjo hapësirë zgjerohet shumë më tej, me programin IPARD II, çelja e thirrjes së parë do të bëhet në pranverë.

IPARD-i jep deri në 400 mijë euro për investime në fermë dhe  deri në 2 milionë euro për investime në agropërpunim. Për vreshtarinë, sipas Skemës Kombëtare të Mbështetjes financiare është parashkuar për mbjellje vreshti (mbjellje të reja), me kultivarë për rrush tavoline 300 000 lekë për hektarë dhe për vreshtat me kultivarë autokton 350 000  lekë për hektarë. Për vaditjen me pika 2 milionë për hektarë. Për investime në fermë, ngritje kantine, pra për të bërë ciklin e mbyllur të vreshtarisë dhe të verës, hapësira për të financuar me grant është deri në 2 milionë euro nga IPARD-i dhe deri në 200 milion lekë nga skema kombëtare. Ndërkohë, një risi e skemës kombëtare nga AZHBR-ja është dhe çertifikimi. Kjo masë do të aplikohet për herë të parë në skemën kombëtare. Mbështetja e çertifikimit të standardeve të produkteve dhe forcimi i kapaciteteve të tyre për eksport, mbështetet dhe nga Programi IPARD, i cili i ka dhënë një prioritet të veçantë. Marrja e çertifikatave ndërkombëtare, si ASAP, Global Gap etj, do t’u hapë dyert produkteve vendase, për zgjerim të tregut dhe eksporteve, duke i drejtuar ato drejt supermarketeve dhe tregjeve evropiane, të cilat kanë kërkesa dhe standarde të larta. Viti 2017 mund të quhet një vit shumë i suksesshëm për bujqësinë shqiptare, pasi pati rritje prej 19,9% të eksporteve të produkteve vendase.

Ndër të tjera, Ministri është ndalur dhe në rikonfigurimin e strukturave bujqësore, me ngritjen e dy agjencive, Agjencia e Shërbimit ndaj Fermerit, e Ekstensionit dhe Agjencia Veterinare, që do të jenë pranë blegtorëve dhe fermerëve, për t’i këshilluar më tepër. Ministri ka përmendur në këtë kuadër dhe marrëveshjen me Universitetin Bujqësor të Tiranës, për trajnimin dhe kualifikimin e ekstensionistëve, pra të agronomëve, që do të shërbejnë me shërbime këshillimore fermerëve.

Duke përfunduar ministri i ka ftuar deputetët, përfaqësuesit vendorë dhe qëndrorë për të promovuar skemën e mbështetjes financiare, si më të madhen dhe më të mirën, gjatë këtyre 27 viteve.

“…Unë kam ardhur sot edhe të vizitoj një nga fermat më të mira, por edhe të filloj ciklin e takimeve të shumta, gjatë dy muajve, përgjatë gjithë periudhës së aplikimit në Skemat kombëtare, që unë personalisht, të gjithë zëvendësministrat, gjithë stafi i Ministrisë së Bujqësisë, por edhe deputetët, i ftoj gjithashtu, do të bëjnë në gjithë Shqipërinë, për të promovuar Skemën, për t’i nxitur dhe mësuar fermerët, agropërpunuesit si të aplikojnë dhe të përfitojnë nga skemat tona. Jam i bindur që ky vit, viti 2018 dhe në vazhdim do të mbahet mend për bujqësinë shqiptare.”, ka përfunduar ministri.

ma.me

Next Post
FIER/ Rrudhet LSI në Këshillin Bashkiak, 2 këshilltarë të saj kalojnë me PS

FIER/ Rrudhet LSI në Këshillin Bashkiak, 2 këshilltarë të saj kalojnë me PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In