• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SKEMA / Faturat e prapambetura të ujit, ja si do të paguhen me këste

by A R
16/04/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë konsumatorët familjarë që janë debitorë ndaj ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë kanë mundësi të shlyejnë detyrimet e prapambetura duke paguar një tarifë fikse mbi faturën mujore të ujit të pijshëm. Për ti ardhur në ndihmë familjeve debitore dhe për të lehtësuar barrën e pagesave të pakryera për faturën e ujit të pijshëm, UKT lajmëron se ka hyrë në fuqi akt-marrëveshja e re me konsumatorin.

Në bazë të kësaj akt-marrëveshje tani çdo konsumator familjar, i cili për arsye të ndryshme apo pamundësi financiare ka akumuluar detyrime të pashlyera për periudha kohore të gjata, do të paguajë çdo muaj 2 mijë lekë të reja plus vlerën e faturës së përmuajshme. Nëpërmjet kësaj marrëveshje të re të gjithë konsumatorëve familjarë debitor u ofrohet një skemë e cila synon të jetë e përballueshme për cilindo që ka borxhe të papaguara ndaj UKT-së.

Kjo pasi skema që ishte deri më tani në fuqi dhe që trajtonte debinë e konsumatorëve familjarë, prodhonte një faturë me një vlerë që në raste të veçanta ishte e papërballueshme. Me akt-marrëveshjen e vjetër, konsumatori duhet ta kryente pagesën me këste mujore, ku kësti i parë përbënte 20% të vlerës së detyrimit, plus faturën koherente mujore. Ndërsa këstet e tjera vijonin të përshkallëzuara, me 10% të vlerës së detyrimit të mbetur, duke i shtuar faturën e muajit.

Pra thënë me shembuj konkret, për një konsumator familjar që kishte një debi prej 100 mijë lekësh, sipas skemës së vjetër do duhej të paguante fillimisht 20 mijë lekë plus faturën mujore të ujit, çka për një pjesë të mirë të konsumatorëve përbënte një shumë të papërballueshme. Ndaj akt-marrëveshja e re e ofruar nga Ujësjellësi i Tiranës, synon të lehtësojë mënyrën e pagesës për konsumatorët familjarë debitor me UKT dhe të nxitë të gjithë konsumatorët që të shlyejnë të gjitha detyrimet e parapambetura ndaj UKT sh.a. /BW

Next Post

Aksident në Ersekë, vdes adoleshenti M. L

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In