• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema e re për llogaritjen e pagesës së mjekëve, ja sesi do bëhet

by Java News
17/05/2016 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ideja e hedhur nga Kryeministri Rama për të ndërtuar një sistem të ri pagesash për mjekët, ku si bazë të jetë volumi i punës, ka hasur në qëndrime pro dhe kundër. Rektori i Universiteti të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata, mbështet nismën.

Prof. Dr. Arben Gjata
Prof. Dr. Arben Gjata

Sipas tij, kjo do të ishte një mënyrë e cila do të frenonte mitmarrjen, si dhe do të stimulonte bluzat e bardha për të punuar në spitalet publike.

“Do të reduktonte në minimum pagesat nën dorë që bëhen në sistemin mjekësor dhe, nga ana tjetër, do të siguronte disa paga më të përshtatshme për mjekët, duke shërbyer në këtë mënyrë si shtysë për ta që të vijojnë të punojnë në sistemin publik”. Por deri në zbatimin e kësaj skeme të re duhen të kryhen ndryshime ligjore.

Gjata vë në dukje se thelbi i kësaj reforme mbetet te mënyra se si do të implementohet dhe se paraprakisht është e rëndësishme të kryhet një studim mbi çmimet që aplikohen në sektorin shëndetësor. “Bëhet fjalë për një koncept shumë modern, që nënkupton caktimin e një rroge bazë minimale dhe pastaj pjesa tjetër e pagës të kushtëzohet nga sasia e punës që kryen çdo mjekë. Aktualisht, nuk është asgjë më tepër sesa një ide, sepse kërkon ndryshime të rëndësishme ligjore. Kërkon përcaktimin e çmimeve të procedurave”, pohon rektori i Universitetit të Mjekësisë.

NISMA

Pak ditë më parë, kreu i qeverisë gjatë përurimit të Qendrës së Konsultave në QSUT tha se nuk është e drejtë që dy mjekë të paguhen njësoj, kur volumi i punës që ata kryejnë është i ndryshëm. “Ne duhet të kalojmë te shpërblimi i mjekëve sipas volumit të punës dhe jo me rroga fikse. Ne duhet të fusim volumin e punës dhe të drejtën e mjekëve për të marrë sipas volumit të punës. Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse, si punove apo si nuk punove, si përballove volum 5 apo 0.5 merr të njëjtën rrogë, se je në të njëjtën fashë të borderosë”, tha Rama. Ndërkohë, pas këtij paralajmërimi të bërë ende nuk ka detaje shtesë lidhur me mënyrën se si do të operohet më tej.

SKEMA

Sipas profesor Gjatës, ajo që parashikohet, duke pasur në konsideratë modelet si motra që aplikohen në vendet e Perëndimit, është që një pjesë e tarifës që paguajnë pacientët të shkojë për mjekun dhe pjesa e mbetur për infrastrukturën e spitalit. Kjo praktikë e re lidhet edhe me funksionimin e qendrave të konsulencës, ku çdo qytetar ka të drejtë të zgjedhë vetë orarin e vizitës dhe mjekun me të cilin do të vizitohet.

“Nëse do të shkosh në spital dhe të zgjedhësh mjekun, në vendet e Perëndimit, kjo bëhet nëpërmjet të paguarit të një siguracioni shtesë. Kjo të jep të drejtën pastaj që të zgjedhësh mjekun. Më tej, nga kjo sasi parash që qytetari paguan, një pjesë shkon në llogarinë e mjekut që qytetari zgjedh”, sqaron Gjata.

Për ta konkretizuar nëse një pacient shkon për konsultë dhe nuk ka ndjekur sistemin e referencës apo është i pasiguruar, ai paguan 3 mijë lekë. Nga këto, mjeku nuk merr asnjë lekë, sepse të gjithë shkojnë për spitalin ose në buxhetin e shtetit. Por me reformën që synohet të ndërmerret një pjesë e këtyre parave do të shkojnë për mjekun.

“Kjo është ideja që brenda spitalit të funksionojë, ashtu sikundër funksionon në spitalet private. Pra spitali të ketë mundësi të marrë para, me të cilat paguan mjekun dhe nga ana tjetër i krijohet mundësia për të përmirësuar infrastrukturën e brendshme spitalore”, sqaron profesori.

I pyetur nëse kjo do të lërë në hije mjekët e rinj sepse qytetarët kanë prirje që të shkojnë te mjekët me emër, Gjata shton se me e rëndësishme se ço gjë tjetër mbetet cilësia e shërbimit ndaj pacientëve. Më tej, sipas tij, janë shefat e shërbimeve ata që koordinojnë punën, duke bërë të mundur që mjekët e rinj në vitet e para të punës të asistohen nga ata që kanë vite përvojë.

Kalo: Mjeku vlerësohet nga performanca dhe kjo nuk është sasiore, por cilësore

Doktori Tritan Kalo është shprehur kundër kësaj nisme. Për gazetën, Kalo pohon se mjeku duhet të vlerësohet në bazë të performancës në vendin e punës. Dhe kjo performancë, sipas tij, nuk është sasiore, por cilësore.

tritan-kalo

“Volumi i punës së një mjeku të përgjithshëm, mjeku të familjes, apo të një mjeku specialist, është i pamatshëm nga ana sasiore, pasi mjeku diagnostikon, operon, kuron, si dhe diskuton me të sëmurët për ecurinë e sëmundjes së tij, dhe me gjerësisht bën më të mirën e mundshme për parandalimin e tyre. Mjeku nuk është një teknik, i cili ka mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe riparon mjete automobilistike apo prodhon detale e kompjutera. Mjeku në punën e tij vlerësohet nga performanca e diagnostikimit dhe mjekimit të rasteve, performancë që nuk është sasiore, por cilësore, sepse vlerësohet me jetë njerëzish të shpëtuara”.

Duke e cilësuar këtë një tymnajë të pastudiuar, Kalo shton më tej se një skemë e tillë pagesash nuk aplikohet në vendet e Europës. “Shëndetësia jonë pas 2013-s u nis të ishte e modelit kanadez apo danez me mbulimin universal të popullatës, apo sikundër njihet ‘shëndetësia falas’, dhe po bitiset te përfundojë sipas një ‘modeli amerikan’, jo fort të njohur dhe të aplikuar ne Europë. Pa sqaruar përfundimisht se sipas cilit model do të vijojmë të ecim, dilet me variantin e ‘pagesës së mjekëve sipas volumit të punës’, që për mendimin tim është një tymnajë jo fort mirë e studiuar dhe diskutuar me grupet e interesit dhe specialistët ekonomistë, të cilët merren me shëndetësinë publike. Në dijeninë time në asnjë vend të botës nuk ekziston kjo lloj pagese. “Fee for service”, metodë pagese e cila përdoret gjerësisht në spitalet private në Amerikë, nuk miratohet dhe aplikohet në Europë”, nënvijëzon doktori. panorama/ a.k

Next Post

Kur Getoari bën si Leonardo Di Caprio (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit

July 22, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do të shkatërrojë një urë ose termocentral

July 22, 2026
E quajti komunist, Zohran Mamdani deklaron se do të flasë me Trump para se të marrë detyrën si kryetar bashkie i Nju Jorkut

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tërhiqet: Nuk kam autoritet që ta arrestoj Netanjahun

July 22, 2026
Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

July 22, 2026
Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit personalë

Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit personalë

July 22, 2026
Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

July 22, 2026
Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

Policia Rrugore bën bilancin: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

July 22, 2026
Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

Një skenar i frikshëm për teknologjinë, agjenti i AI ‘del’ nga laboratori dhe lidhet me internetin

July 22, 2026
Paradoksi i kthimit, si ndryshoi hija politike e Sali Berishës pas zbritjes sërish në arenë!

Berisha: Rama po përdor policinë, SHISH-in dhe administratën kundër protestës

July 22, 2026
Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

Mbetën të bllokuar në mes të detit nga moti i keq, shpëtohet familja në Jalë

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In