• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema e re për ish-të përndjekurit, kush merr dëmshpërblim

by Java News
19/01/2018 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për trashëgimtarët Ministria e Financave po diskuton dy skema për vijimin dëmpshërblimin të tyre. Burime nga ky dikaster bëjnë me dije se për ish të përndjekurit politik po mendohet përjashtimi nga skema vetëm për nipër e mbesa, në mënyrë që procesi të mos zgjasë pafundësisht.

Kjo do të thotë se do të përfitojnë vetëm ata trashgimtarët, që janë fëmijët e atyre që kanë vuajtuar në burgjet e regjimi komunist. Pse ndodh kjo? Sipas ekspertëve të financave ka shumë nipër e mbesa që nuk kanë dorëzuar dokumentat për të  marrë dëmshpërblimin.

Kjo ka penguar edhe vijimin e pagesave për trashgimtarët për këstin e tretë. Kjo është një ndër arsyjet që do propozohet heqja nga skema e përfituesve në radhën e dytë e në vijëmësi. Pra të përfitojnë ata që janë gjallë dhe fëmijët e tyre.

Skema e dytë
Një tjetër skemë që po mendohet për vijimin e dhënies së dëmshërblimit për trashgimtarët është me kategorizim. Kjo do të thotë që të vazhdojnë të marrin pagesën vetëm disa ketagori në radhën e dytë që nuk kanë tokë, nuk kanë të ardhura të mjaftushme etj. Por edhe kjo skemë është e vështirë të zbatohet nga ana ligjore, prandaj ekspertët e Ministrisë së Financave janë duke hartuar ndryshime ligjore që të përjashtojnë nga skema e përfitimit nipër e mbesat.

Vetëm fëmijët e të dënuarve në regjimin komunist do të kenë mundësi që të marrin dëmshpërblimin. Këto ndryshime ligjore pritet të përjashtojnë nga skema mijëra familje, të cilat sot kanë dorëzuar dokumentat dhe presin dëmshpërlimin. Mbetet për tu parë nëse  Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, do të çojë propozimet ligjore në qeveri, duke përjashtuar më shumë se 20 mijë familje nga skema e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politik.

“Për trashëgimtarët ka një këndvështrim të ri, që diskutohet brenda qeverisë dhe po deri në vendimmarrje, ai fond për përfituesit trashëgimtarë ka ngrirë deri në një moment kur të kemi qartë politikën, pra do të shlyejmë këstet e të gjithë trashëgi-mtarëve, nuk ka rëndësi brezi i parë, i dytë apo i katërt apo do të kufizojmë. Ka një këndvështrim të ri që diskutohet brenda qeverisë: do t’i shlyejmë të gjithë, brezin e dytë, brezin e tretë, brezin e katërt pambarim, apo do kufizohemi!”, tha ministri i Financave dhe Ekonomisë disa ditë më parë.

Si merret sot pagesa
Pagesa kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik.  Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara  sipas dispozitave  ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.

Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile./ shqiptarja

a.ç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

SHOKOHET BAYERN/ Lille përmbys bavarezët në vetëm 3 minuta, fiton 2-1 në Champions League

November 25, 2026
PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

PS propozon shtyrjen e rivlerësimit të banesave deri në vitin 2027, mbetet në fuqi taksa 5%

November 25, 2026
Merz ngre alarmin pas raketës në Poloni: Rusia është e gatshme për përshkallëzim edhe me Evropën

“Rusia po zgjeron kërcënimet”, Merz paralajmëron Evropën: Synimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës

November 25, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

Lufta Rusi-Ukrainë shtrihet në Mesdhe, Neziri: Kievi mund të përdorë një platformë detare të padukshme

November 25, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Përplasja Spiropali-Rama, Gjyli: Reagim pas përjashtimit, nuk besoj se mund të krijojë një lëvizje

November 25, 2026
As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

As sondazhe, as primare, Alimehmeti propozon një tjetër mënyrë për zgjedhjen e kandidatit të opozitës

November 25, 2026
Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

Ukraina godet një tjetër anije iraniane pranë Libisë, dyshohet se transportonte pajisje për dronë

November 25, 2026

Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia

November 25, 2026
“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

“Berisha e ka çuar PD-në nga humbja në humbje”, Balliu: Rama nuk mund të mposhtet prej tij

November 25, 2026
U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

U plagos me thikë në Korçë, zbardhen detajet: 30-vjeçari ishte prezantuar si polic

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In