• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema e re e pagave, ja sa do të jetë rroga e Kryeministrit, ministrave dhe deputetëve

by Java News
07/04/2023 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, qeveria miratoi sot skemën e re të pagave në sektorin publik e cila parashikohet të zbatohet në dy faza, brenda vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama tha se një rritje të menjëhershme do të ketë për mësuesit, për ushtarakët dhe strukturat e policisë, si dhe për mjekët dhe infermierët. Për pjesën tjetër, skema e re do të hyjë në fuqi pasi parlamenti të miratojë projektligjin e qeverisë. Menjëherë më pas do të ketë një rritje të parë, ndërsa prillin e ardhshëm do të realizohet rritja e dytë e pagave.

Administrata publike pritet të ketë një rritje nga 22 deri 61 përqind brenda vitit 2024. Pjesa më e madhe e shtesës së pagës parashikohet të ndodhë pas miratimit nga parlamenti, ndërsa pjesa e mbetur, vitin e ardhshëm. Administrata vendore, në të kundërtën, do të ketë një rritje prej të paktën 6 mijë lekësh në fazën e parë, dhe një shtesë më të lartë në fazën e dytë, në 2024-ën.

Sipas dokumentit të qeverisë, të parë nga Zëri i Amerikës, një rritje e fortë është parashikuar dhe për funksionarët e lartë shtetërorë. Ajo shkon deri në 90 përqind për deputetët (297.500 lekë në muaj), mbi 70 përqind për kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin, (339.125 lekë në muaj), së bashku me zëvendësat e tyre, e mbi 80 përqind për ministrat ( 318.750 lekë në muaj). Paga më e lartë mbetet ajo e Presidentit të Republikës (425 mijë lekë në muaj) e cila rritet me 65 përqind.

Sipas qeverisë, kjo ndërhyrje do të sjellë një rritje prej gati 60 përqind të pagës mesatare bruto e cila do të shkojë në nivelin e 900 eurove në muaj. Sipas autoriteteve kjo ndërhyrje vjen si përgjigje ndaj problemit të pagave jo konkurruese që ka sektori publik, krahasuar me sektorin privat, por dhe vendet e rajonit, fenomenit largimit të punonjësve me eksperiencë, dhe vështirësive për rekrutimin e stafeve të kualifikuara.

Skema e re, parashikohet t’i kushtojë buxhetit të shtetit 38 miliardë lekë ose afro 340 milionë euro. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj siguroi se ky shpenzim do të mbulohet duke ruajtur konsolidimin fiskale dhe parametrat kryesorë të politikës fiskale, dhe se reduktimi i borxhit do të vijojë./VOA

Next Post
Goditja e jetës/ E varfër mes gurëve të çmuar. Valmira, vajza që punon me firmat e luksit në Tiranë

Goditja e jetës/ E varfër mes gurëve të çmuar. Valmira, vajza që punon me firmat e luksit në Tiranë

Comments 1

  1. Lili says:
    3 years ago

    Turp t’ju vijë! Maskarenj! Talleni me popullin shqiptar..Si ndjehet një pensionist me 10.000 lekë pension…pa indeksim,kurse palaço kryeministri merr 3.7 milion lekë dhe deputetët hajdutë marrin 2.73 milion lekë..Ku i gjen Edi Rama paratë për vete dhe nuk ka asnjë qindarkë për indeksim të shtresave më të varfra të popullsisë?! Çfarë kryeministri je Ti..që tallesh me jetën e shqiptarëve që janë të pamundur të punojnë?! Ç’është ajo ministre gangsterë e financave që thotë që me 10.000 lekë nuk je i varfër?! Talleni ju?! Turp t’ju vijë?!..Zhdukni nga skena politike,ju vrasësit e popullit shqiptar.Mallkuar qofshi!!

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In