• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Skema e re e lejeve të ndërtimit, do të kërkohen vetëm për objektet e reja

by Java News
22/08/2017 07:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Zhvillimit Urban ka hartuar një projektligj, i cili parashikon një seri ndryshimesh në rregulloren e lejeve të ndërtimit. Përmes një projektligji, Ministria e Zhvillimit Urban propozon që, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, mjaft e debatuar prej sektorit të bizneseve të ndërtimit, të përjashtohen lejet për rikonstruksionin e objekteve ekzistuese.

Kjo do të thotë që nuk do të ketë më nevojë për leje të ndërtimit, që deri tani lëshohet nga organet përkatëse, në rast se fjala është për riparime, apo ndryshime strukturore të një ndërtese, për të cilën tashmë është lëshuar një herë, më parë, leja e ndërtimit.

Në rast se zhvillimi përfshin njëkohësisht, edhe rikonstruksion, edhe ndërtim të ri, taksa e ndikimit në infrastrukturë do të aplikohej, sipas këtij projektligji, vetëm për ndërtimin e ri dhe jo për të mëparshmin.

Projektligji është aktualisht në fazën e konsultimit nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Urban, ku parashikohet të marrin pjesë subjektet e interesuar për aplikimin e tij, që normalisht kanë të bëjnë me ndërtuesit, por edhe organet e pushtetit vendor, ndërkohë që do të jetë Kuvendi i ri ai që do të marrë në shqyrtim dhe do të vendosë miratimin e tij.

Një prej neneve të projektligjit parashikon, ndërkohë, ashpërsimin e mëtejshëm të penaliteteve dhe gjobave për mosrespektim të afateve të dokumentacionit për lejet nga ana e ndërtuesve. Këto gjoba do të nisin nga 300 mijë lekë e do shkojnë deri 500 mijë lekë, në rast se Parlamenti e miraton aktin e propozuar nga dikasteri i sipërpërmendur.

Nga viti 2017, qeveria rriti taksën e ndikimit në infrastrukturë, duke e llogaritur nga 2 për qind, deri 4 për qind të vlerës së investimit që do të realizohet. Një formulë e tillë u debatua ashpër nga ndërtuesit, sipas të cilëve ajo rrit koston, por edhe çmimet e ndërtesave. Ata theksuan se një masë e tillë rrit deri në 250 euro për metër katror çmimet e apartamenteve për qytetarët.

ma.me

Next Post
Kërcënimi nga thatësira, vendit i duhen 70 milionë euro blerje energjie për 3 muaj

Thatësira, BB ndez dritën e gjelbër për kredinë 23 mln euro për import të energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

May 2, 2026
Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

May 2, 2026
Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

May 2, 2026
Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

May 2, 2026
VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

May 2, 2026
Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

May 2, 2026
Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

May 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

“Berishës s’ia ka lënë babai PD-në”, Salianji: Absurde që një kandidat të përjashtojë kandidatët e tjerë nga gara

May 2, 2026
Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

May 2, 2026
“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In