• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema e re dhe ministritë që nuk ndryshojnë në kabinetin “Rama 2”

by A R
08/08/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e re e Kryeministrit Edi Rama pritet të ketë më pak kabinete ministrore.

Pas fitores së zgjedhjeve të vetëm më 25 qershor, pasi premtoi reformë të thellë në administratë, Kryeministri Rama me gjasë do të shkurtojë ndjeshëm kabinetin qeveritar, shkruan “Panorama”. Projekti për të lënë vetëm 10 ministri në total është më i mundshmi, që do të thotë shkurtim me 50% të ministrive aktuale, duke u dhënë më shumë kompetenca dhe përgjegjësi ministrive të ndryshme. Ministritë që nuk do të ndryshojnë janë Ministria e Brendshme, ku nuk është fshehur preferenca e Kryeministrit për Fatmir Xhafajn si ministër të saj, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes.

Në shtator të vitit 2013, Kryeministri Rama vendosi të shtojë numrin e ministrive në 19, ku së bashku me zv.kryeministrin dhe Kryeministrin, kabineti qeveritar përbëhej nga 21 qeveritarë. Në kabinetin e ri qeveritar, zëvendëskryeministri i ardhshëm projektohet të marrë edhe një portofol. Pra në kabinetin Rama 2, zëvendëskryeministri do të ketë edhe një post tjetër ministror ku më i mundshmi është Ministria e Bujqësisë.

Ministrisë së Arsimit gjithashtu mund t’i shtohen kompetencat, duke përfshirë edhe kulturën në të. Ndërkohë që e mundshme është edhe një bashkim i Ministrisë së Financave me Ministrinë e Ekonomisë. Gjatë fushatës, Kryeministri tha se rilindja urbane tashmë do të shtrihet në zonat rurale dhe për këtë pritet që Ministria e Zhvillimit Urban të ndryshojë ose t’i bashkohet Ministrisë së Transporteve dhe Inovacionit. Në kabinetin e ri qeveritar pritet të mos jenë më ministritë pa portofol të Marrëdhënieve me Parlamentin dhe Ministria e Pushtetit Vendor.

Kryeministri gjithashtu ka paralajmëruar edhe shkrirjen e disa agjencive të mëdha dhe bashkimin e tyre në disa superagjenci ku do të përqendrohen shërbimet. ALUIZNI dhe Zyra e Hipotekave pritet që të bashkohen në një agjenci të vetme, ndërkohë që duhet parë nëse do të krijohet një ministri e re, e cila do t’i koordinojë apo këto do t’i kalojnë nën varësi Ministrisë së Drejtësisë. Kabineti i ri qeveritar do të bëhet publik në gjysmën e dytë të gushtit, atëherë kur edhe raportet nga sugjerimet e qytetarëve të jenë përpiluar.

XHAFAJ PËRSËRI NË QEVERI

Kryeministri Rama, para zgjedhjeve të 25 qershorit, ka vlerësuar punën e bërë nga dy ministrat e tij të brendshëm, Tahiri dhe Xhafaj, në luftën kundër kanabisit. Ai foli për një rikthim të mundshëm të Xhafajt në qeveri. “Lufta kundër kanabisit dhe fenomeni i kanabisit do të mbyllet këtë vit. Të dy ministrat, si Tahiri, ashtu edhe Xhafaj, kanë bërë një punë të shkëlqyer me Policinë e Shtetit dhe luftën kundër krimit dhe drogës. Ndaj me marrjen e mandatit të dytë qeveritar, Xhafaj do të rikthehet në detyrë si ministër i Brendshëm”, thoshte ai.  Por pas zgjedhjeve, i pyetur për rikthimin e ministrave socialistë në detyrë, Rama tha se ende nuk ka emra konkretë: “Janë subjekt i një diskutimi të gjerë. Do të ketë ndryshime të mëdha”

Next Post
Behrami mbushet me tatuazhe që përshkruajnë Mitrovicën e fëmijërisë së tij

Behrami mbushet me tatuazhe që përshkruajnë Mitrovicën e fëmijërisë së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In