• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skema e pastrimit të parave, 9 shqiptarë të përfshirë me Becchettin

by
09/06/2015 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skema e mashtrimit për pastrimin e parave nga ana e pronarit të Agon Channel Francesco Becchetti, përfshin edhe 9 shtetas shqiptarë ortakë apo administratorë të kompanive që italiani ka në Shqipëri, 5 prej të cilave janë vënë nën sekuestro.

Ortakja e tij, Erjona Troplini, e arrestuar një ditë parë, rezulton të jetë administratore e kompanisë “400 KV” dhe ortake me 20 % tek kompania “Cable System”. Që të dyja këto kompani janë nën sekuestro, me vendim gjykate. 7 ortakë apo administratorë të tjerë të kompanive janë marrë në pyetje.

becchetti-skema-1-800x600

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se ata nuk kishin dijeni për aferat që bënte Becchetti në pastrimin e parave të pista.

Prokurorët kanë marrë dëshmitë e Hysni dhe Arvin Kamberit, ortakë në kompaninë “FUQI”. Kjo kompani drejtohet nga Mauro De Renzis, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet si personi që ishte në dijeni të skemës së pronarit të “Agon Channel”.

Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe Vjollca Kamberin, ortake në kompaninë “ENERGJI SHPK”, që ka për administrator sërish Mauro De Renzin dhe nënën e Beccheti -t, Liliana Condomitti, e shpallur edhe ajo në kërkim, pasi rezulton pronare e kompanisë “CONSTRUZIONI SRL”, që fshihet thuajse pas të gjitha kompanive të Beccheti -t, raporton Klan.

Ilir Johollari është pyetur si administrator i kompanisë “VITRE”, që është e lidhur me “ALBANIABEG AMBIENT”, por që nuk janë nën hetim.

Gëzim Toska është pyetur në rolin e administratorit të “CABLE SYSTEM”, kompani tashmë e sekuestruar. Mimoza Sula është pyetur si administrator e “ALBANIANBEG AMBIENT” dhe Artan Arbana si administrator i “RENER”.

Skema dëshmon për një lidhje të të gjitha biznesve të Francesco Beccheti -t, të cilat, sipas hetuesve, funksiononin në mbështjetje të planeve të italianit për të pastruar para, që nuk dihet se ku e kanë burimin dhe për të fshehur taksat.

Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar se me anë të tyre, ai kishte pastruar miliona euro dhe kishte fituar miliona me anë të shmangies së taksave. E përfshirë në këtë skemë është edhe drejtuesja e një banke të nivelit të dytë, Pranvera Gjika, e arrestuar tashmë.

Të gjitha kompanitë e tij, për të cilat gjykata vendosi sekuestrimin, do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara.

Bëhet me dije se Gjykata e Tiranës i ka nisur vendimin e së hënës së kësaj gjykate dhe i kërkon që të caktojë një administrator për mbarëvajtjen e punës në këtë kompani.

Sipas vendimit, administrimi do kryhet deri në momentin që do të këtë një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit se çfarë do të ndodhë me investimet e  Becchetti – t në vendin tonë.

Deri në një vendim nga Gjykata e Apelit, “Agon Channel” dhe katër kompanitë e tjera do të jenë në administrim të shtetit shqiptar./TV Klan/

Next Post

Debati që meriton Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In