• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema e legjendës, Paolo Maldini: Ja si shkon Milani në Champions

by Java News
13/10/2018 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jetë e re për Paolo Maldinin, pas kthimit në Milano si menaxher i kuqezinjve. Ish-kapiteni legjendë i këtij klubi kthehet edhe prapa në kohë, duke kujtuar disa nga fazat më të rëndësishme të së kaluarës së tij. Me rastin e “Festival dello Sport”, Maldini ndërhyri drejtpërdrejt nga teatri i Trentos. Maldini shpjegoi krahasimin që i bëhet me Gallianin për punën e tij menaxheriale: “Unë nuk ndikohem nga idetë e tij, por kjo është në rregull. Galliani dhe unë kemi bashkëjetuar, duke fituar së bashku, për 25 vite te Milani”.

Ish-administratori i kuqezinjve ka filluar një aventurë të re me Berluskonin, në krye të Monzës: “Milan-Monza në Seria A? Ka pak për të qeshur në këtë mes, por kthimi i tyre në futboll më ka befasuar. Eshtë një gjë e bukur. Unë lutem edhe për rikthimin e tyre në Seria A. Berluskoni është presidenti im, një vizionar”

Maldini nuk mund të humbasë një koment edhe për trajnerin Gattuso: “Ka një ndjenjë të madhe të përkatësisë kuqezi dhe kjo është ajo, që unë dhe Leonardo duam të përcjellim te Milani. Imazhi i tij po ndryshon, më parë e shihnim si një luftëtar në arenë, tani po merret me përgatitjen tekniko-taktike të skuadrës. Ai ka të gjithë besimin tonë, sepse di të dëgjojë”.

Maldini zgjedh edhe lojtarin më të madh në futboll, sipas tij: “Lionel Messi, pa qenë thuajse asgjë larg nga Ronaldo. Messi është esenca e futbollit, për 15 vitet e fundit ka qenë numri një në botë. Edhe Maradona ishte i pabesueshëm, pastaj Ronaldo i Interit dhe, le të kemi një italian: Francesco Totti”.

Ish-kapiteni kuqezi tregon edhe historinë e kontaktit të parë me Leonardon për rikthimin e shumëpritur te Milani: “Leonardo më tha se Milani e donte atë. Për 10 ditë kemi biseduar dhe kemi rënë dakord menjëherë. Ai dhe unë ndajmë të gjitha gjërat e aspektit sportiv. Nuk është vetëm merkatoja, pasi duhet të japim edhe ndjenjën e përkatësisë. Duhet ta bëjmë të qartë se nuk mjafton vetëm të marrim pjesë në garë, por të fitojmë.

Një klub si Milani duhet të jetë konkurrues në Itali dhe në Europë. Leonardo dhe unë kemi kontrata 3-vjeçare. Të flasim për Champions pas këtyre 5 sezoneve është e vështirë, por ne jemi të bindur se mund ta përmbushim këtë objektiv. Ideja është që të mbetemi të bashkuar me katër të parët e Seria A”.

Blerja e Lucas Paqueta tani duket një mision i kryer. Maldini e konfirmon: “Merkatoja është e mbyllur deri më 3 janar. Paqueta është një lojtar i ri dhe i talentuar. Ende nuk është i gatshëm të mbajë peshën e Milanit, por mund t’i bëjë tifozët tanë të ëndërrojnë”.Largësia nga Interi, para derbit? Maldini shprehet shkurt në këtë pikë: “Ndoshta largësia ekziston tani, shpresojmë që nuk do të jetë kështu në fund të sezonit”.

Në “Europa League”, Milani dëshiron të arrijë deri në fund. Dhe ish-kapiteni kuqezi nuk e fsheh këtë synim: “Tani, skuadrat italiane e respektojnë këtë kompeticion, plus që Milani kurrë nuk e ka fituar atë. Duke triumfuar në “Europa League”, fitojmë edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Patjetër, do të japim maksimum në këtë garë”. (Telesport)

Next Post
“The Guardian”: Rreziku nga “korrigjimi i kufijve”

Diaspora kundër korrigjimeve të kufijve: Nuk kemi më tokë për të dhënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In