• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema e fushatës për zgjedhjet, Veliaj: Do jetë civile, pa ndotje nga posterat!

by Java News
01/02/2019 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi të shkëlqyer vendimin e marrë nga qeveria për t’u dhënë kohë qytetarëve për të rinovuar kartat e identitetit deri në 31 dhjetor 2019, duke ulur në këtë mënyrë edhe fluksin nëpër sportele. Në takimin e zhvilluar dje me anëtarë të Këshillit Konsultativ “Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje vendore”, kryebashkiaku kërkoi që t’u jepet përparësi të moshuarve dhe atyre që kanë nevojë për ta përdorur më shpesh kartën.

“Lajmi nga Ministria e Brendshme ishte i shkëlqyer, pra që kartat e identitetit do të vlejnë deri në fund të vitit 2019. T’u thuhet qytetarëve nuk ka asnjë nevojë të shtyhemi nëpër rradhë, sikur nesër do jetë qameti, përsa kohë që karta, pavarësisht kur e ka datën e skadimit, do vlejë deri në datën 31 dhjetor. Do të thotë t’u japim prioritet atyre që janë të moshuar”, theksoi Veliaj.

Teksa vlerësoi bashkëpunimin me  pushtetin qendror, Veliaj theksoi rëndësinë e kalimit të disa kompetencave që kanë të bëjnë me kontrollin e territorit nga qeveria tek pushteti vendor. “Kryetarët e bashkive ende nuk kanë disa kompetenca të qeverisë qendrore që, për mendimin tim janë rudimentare, për të adresuar një lokal që bën zhurmë; një bukëpjekës që bën tym; ose një gomisteri që e derdh në rrugë vajin që u ndërron makinave; ne duhet patjetër të lidhemi me ministrinë e linjës për një leje mjedisore që e ka dhënë një inspektor i X partie, i X kohe. Por që ka disa karakteristika që një inspektor e dallon nga një kryetar bashkie”, tha ai.Kreu i Bashkisë e cilësoi pozitive reformën administrative, e cila krijoi mundësi për shpërndarjen e investimeve edhe në zonat rurale, që me ndarjen e vjetër do e kishin të pamundur financiarisht të përmirësonin kushtet e jetesës për komunitetin.

“Ne për eksperiencën tonë në Tiranë, filluam me 24 njësi vendore, me 24 kryetarë njësish, me 24 sekretarë, me 24 Këshilla të Njësive Administrative. Kur mendoj se sot kemi mundësi të ndërhyjmë në njësi, që me kushtet e tyre modeste në nivel taksimi, në nivel fuqie punëtore apo realizimi investimesh, do t’i kishin të pamundura, besoj që si socialist dhe progresist, kjo reformë është një histori suksesi”, tha ai, ndërsa e krahasoi gjendjen e mëparshme të njësive vendore me situatën që janë sot universitetet.

Me fokus në zgjedhjet e ardhshme, Veliaj kërkoi prej drejtuesve të njësive të tjera vendore që të respektojnë Kodin Zgjedhor, duke kufizuar përdorimin dhe afishimin e materialeve propagandistike zgjedhore që sjellin ndotje të ambienteve publike. “Ju e dini që jemi në situatë, ku me kodin e ri zgjedhor ka rënë volumi i ndotjes akustike, vizive, estetike në qytet dhe inkurajimi gjithmonë ka qenë, sidomos për kryetarët e bashkive është një dramë fushata, se shpërthejnë posterat, ndotja dhe grafiti, vandalizmi që ndodh prej pasionit militant, fatmirësisht për kodin e ri, edhe fushata është me e shkurtër, por edhe këto billbordet janë hequr. Në këtë sens të inkurajojmë të gjithë një fushatë më civile, më modeste, më me këmbë në tokë, edhe pa kallangjosje që i ndodh tipikisht qyteteve, ku gjithë Shqipëria bëhet për një pastrim masiv pas fushate”, tha ai.

Një tjetër kërkesë ishte edhe fillimi i punës për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore dhe evidentimin e ambienteve që mund të përdoren si qendra votimi. “Duke qenë se është një vit i rëndësishëm, dua që t’i bëj një thirrje të gjithë kryetarëve të bashkive, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, nuk ka asnjë arsye pse dikush që është sot kryetar bashkie, mos të identifikojë që tani qendrat e votimit dhe të mos kemi histori që përsëriten vit pas viti, ku qytetarët shkojnë dhe votojnë nëpër lokale. Sot vetëm numri i shkollave, kopshteve, çerdheve, bibliotekave që janë rregulluar falë kontributit të kësaj mazhorance, e bën të pafalshme që një kryetar bashkie të thotë që nuk gjeta vend tjetër, por shkoni te lokali i çunit të dajës. Kjo është pa sens”, deklaroi Veliaj./a.meta

Next Post
Braçe: Sa më parë procesi i dixhitalizimit në RTSH

KRITERET/ Kuvendi shpall 3 vende vakante në Këshillin Drejtues të RTSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In