• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skema/ ‘Babagjyshi’ iranian dhe implikimi me sulmin kibernetik në Shqipëri. Mesazhet…!

by Java News
21/07/2022 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej ditësh, një ndër tematikat kryesore të diskursit publik në Shqipëri ka qenë një sulm masiv kibernetik i ndërmarrë ndaj faqeve qeveritare dhe portalit e-Albania, i cili çoi edhe në mbylljen e tyre disa-ditore, duke shkaktuar problematika të shumta në mirëfunksionimin institucional të vendit.

Vetëm dje, pas publikimeve të shumta në media, u hodh më shumë dritë mbi situatën nga vetë kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit theksoi se vetë ekspertë të NATO-s po ndihmojnë në zhbërjen e sulmit. Ndërsa, pas tij, sipas kryeministrit, fshihet një shtet, por emra nuk janë dhënë edhe pse ka dyshime mbi dy vende.

Në redaksinë e Albanian Post dhe në adresat personale të disa gazetarë ndërkohë, në datën  13 korrik, katër ditë përpara sulmit, kanë ardhur email-e të dyshimta nga një gazetar “i supozuar” iranian, i cili ka kërkuar kontakt dhe bashkëpunim.

“Jam një gazetar i pavarur iranian, i cili po punon aktualisht në çështjen e muxhahedinëve”, e nis mesazhin një person, nën emrin Ali Pouladi.

Albanian Post kërkoi menjëherë të dhëna online për personin, por pa arritur të identifikojë profile apo postime publike mbi të. Aq më pak, angazhime mediatike!

Më tej, personi parashtron edhe kërkesën për të marrë informacione mbi muxhahedinët të vendosur në Manzë, si edhe të ketë mundësinë e publikimit të artikujve në Albanian Post.

Redaksia i ktheu personit përgjigje, duke shpjeguar se gjithçka lidhej me muxhahedinët mundej të gjendej në faqen online të Albanian Post. Më pas, asnjë përgjigje tjetër nuk ka ardhur nga personi.

I njëjti mesazh ka ardhur edhe në mediat sociale të shumicës prej gazetarëve të Albanian Post, por ato janë anashkaluar për çështje të sigurisë.

Katër ditë më vonë, sulmi kibernetik masiv në Shqipëri ndodhi.

Të dhëna të menjëhershme mbi të nuk pati.

Më pas, më 19 korrik, redaksia e Albanian Post është ndeshur me një profil në Twitter, nën emrin e përdoruesit “@homelandjustice”.

Në të, ishin të publikuara disa dokumente zyrtare emërimesh në institucionet shqiptare dhe në disa statuse, pretendohej se shumë shpejt do të kishte publikime masive për qeveritarët shqiptarë.

Faqja pretendonte se kishte në disponim të gjithë dokumentet dhe se i kishte fshirë ato nga serverat qeveritarë.

Një gjë e tillë, u mohua nga kryeministri Rama më 20 korrik.

“Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) do të goditet së shpejti nga një atak në zemër!”, do të shkruante më tej grupimi i paidentifikuar.

Vetëm një ditë më vonë, faqja e tyre në Twitter rezulton e pezulluar nga kompania dhe asnjë postim i tyre nuk mund të fshihet më.

Çështja nuk përfundon me kaq gjithsesi.

Po më 19 korrik, një mesazh nën emrin “Babagjyshi”, ka filluar të vijë në numrat telefonikë të disa prej gazetarëve të redaksisë, por edhe të personave të tjerë.

“Politikanët shqiptarë kanë sakrifikuar njerëzit për të mbështetur terroristët ISIS dhe MKO”, shkruhet në mesazhin e firmosur (@justiceforhomeland).

Dyshimet bien kështu mbi faktin se po i njëjti grupim i profilit të Twitter-it, ka dërguar edhe mesazhet anonime tek numra të shumtë në Shqipëri.

Data 21 korrik ndërkohë do të sillte edhe një dalje tjetër publike të kryeministrit Rama, ku ai do të shpjegonte se sulmi ishte sprapsur tërësisht falë punës së ekspertëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, pa pasur asnjë pasojë për qytetarët apo vetë shtetit.

Megjithatë, pyetjes se cili vend fshihet pas gjithë këtij sulmi, përgjigje ende nuk i është dhënë zyrtarisht.

Hamendësimet janë disa në publik, por të dhënat që të paktën deri tani Albanian Post disponon, bien pikërisht mbi Iranin.

“Babagjyshi”, do të jetë iranian? Kjo mbetet për t’u shpjeguar më tej. /Albanianpost

Next Post
Ironia e deputetit të Lushnjes: S’ka më as çifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam! O zotëri, këtu kërcet kallashi ditën për diell

Ironia e deputetit të Lushnjes: S’ka më as çifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam! O zotëri, këtu kërcet kallashi ditën për diell

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In