• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SKEDA/ I vuri tritol makinës së biznesmenit tek Liqeni i Thatë, arrestohet 31-vjeçari

by Java News
18/01/2018 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranes ka vene ne pranga autorin e dyshuar të shkaterrimit me tritol të një automjeti tek ‘Liqeni i Thatë’, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor 2017.

Klajdi Gjeçi njihet si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të rëndë me dashje. Në të dyja këto raste 31-vjeçari është lënë i lirë nga Gjykata, pasi çështjet janë pushuar.

Klajdi Gjeçi ka qenë person i dyshuar gjithashtu edhe për vendosjen e eksplozivit në banesën e zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, ngjarje e ndodhur më 8 Dhjetor 2011. Në atë kohë, blutë e kryeqytetit kishin dyshime të forta se 31-vjeçari ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje kriminale si anëtar i bandës së Shullazit. Kjo ka qenë arsyeja që policia shkoi për kontroll në banesën e tij dhe e arrestoi për armëmbajtje pa leje. Por Gjykata më pas e la të lirë me pretendimin se policia duhet të kishte marrë urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit.

Sa i përket plagosjes së rëndë me dashje më 15 Maj 2015, Klajdi Gjeçi u la i lirë 4 muaj më vonë pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë.

Ndërkohë, në Dhjetor 2015 u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona me një automjet BMW X5 me targa të paplota. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia. Por, i dhunuari dhe autorët e dyshuar dhanë dëshmi kontradiktore në polici. Të dyshuarit pranuan se kishin pasur konflikt me një person, por ai nuk ishte Klajdi Gjeçi. Ky i fundit tha nga ana tjetër se nuk i njihte personat e arrestuar.

Së fundmi, ai dyshohet si personi që vendosi tritolin në makinën e biznesmenit Ndok Rajta më 30 Nëntor 2017, ku pati dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i shkatërrimit të pronës me lëndë eksplozive tek rruga “Liqeni i Thatë”.

Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim. Personi i ndaluar i dënuar më parë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, si dhe të kapjes së autorëve apo të personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimine krimeve të Rënda në D.V.P. Tiranë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, tek rruga “Liqeni i Thatë”, ku pranë një pikë inertesh është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të shtetasit N. R.

Materailet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme

a.ç

Next Post
‘Nuk duam lëmoshë, duam punë’, naftëtarët bllokojnë qendrën e Fierit

'Nuk duam lëmoshë, duam punë', naftëtarët bllokojnë qendrën e Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In