• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SKEDA/ Gjyqtarja e Apelit Vlorë në vetting, njihuni me pasurinë e Alma Liçaj

by Java News
13/11/2018 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për Liçajn drejtohet nga Xhensila Pine dhe ka si anëtarë Lulzim Hamitajn dhe Olsi Komicin.

Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Përreth një dekade, Liçaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Alma Liçaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Skeda e pasurisë së deklaruar e kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj për vitet 2003-2017.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Alma Liçaj deklaronte pasuri familjare në vlerën e 7.5 milionë lekëve në vitin 2003-kur së bashku me bashkëshortin deklaruan për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Referuar deklaratës së tyre të parë, bashkëshortët Liçaj zotëronin një banesë 3-katëshe me sipërfaqe 300 m2 me vlerë 5 milionë lekë, një apartament banimi me vlerë 2 milionë lekë si dhe një automjet në vlerën e 500 mijë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtares Liçaj kap vlerën e 32.8 milionë lekëve, pa përfshirë këtu pasuri të patundshme të përfituara përmes kontratave të dhurimit.

Pasuritë e patundshme përbëjnë zërin kryesor të pasurisë familjare me vlerë të deklaruar prej 28.5 milionë lekësh. Familja Liçaj zotëron gjithashtu automjete në vlerën e 3.1 milionë lekëve, kursime në cash me vlerë 3.9 milionë lekë dhe rreth 49 mijë lekë llogari bankare.

Për periudhën deklaruese 2003-2017, Liçaj ka realizuar familjarisht të ardhura me vlerë 25.9 milionë lekë. Rreth 63 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e saj në gjyqësor, 22 për qind e të ardhurave totale llogariten si fitime nga shitja e automjeteve dhe rreth 14 për qind e të ardhurave përbëhen nga aktiviteti privat i bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të gjyqtares Alma Liçaj, nga të cilat dy prej deklaratave rezultojnë me mungesë burimesh financiare.

Në vitin 2009, subjekti rezulton me mungesë burimesh për pasurinë e shtuar në vlerën e 1.2 milionë lekëve, ndërsa për vitin 2016 rezulton me një diferencë të vogël negative prej 9 mijë lekësh.

BIRN ka identifikuar gjithashtu disa “flamur të kuq” në analizën e pasurisë familjare të gjyqtares Alma Liçaj, ku shit-blerja e shpeshtë e automjeteve rezulton më e dukshmja. Përgjatë viteve të deklarimit, bashkëshorti i gjyqtares ka blerë dhe shitur 7 automjete, duke siguruar fitime të konsiderueshme në vlerën e 5.8 milionë lekëve nga transaksionet.

Përfitimi i pasurive të paluajtshme përmes kontratës së dhurimit apo trashëgimisë është një tjetër “flamur i kuq” i përfituar në këtë analizë. Vetëm në vitin 2016, bashkëshorti i gjyqtares ka përfituar përmes kontratave të dhurimit dy njësi me sipërfaqe 43 m2 dhe 95 m2 si dhe një garazh me sipërfaqe 35 m2, ndërsa gjyqtarja Liçaj ka fituar 25 për qind të një apartamenti si trashëgimi nga babai.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

a.ç

Next Post
Banorët e Unazës së Re sërish në protestë, bashkohet edhe LSI-ja

Banorët e Unazës së Re sërish në protestë, bashkohet edhe LSI-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com