• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SKEDA/ Gjyqtari i Tiranës në vetting, si u rrit me 55 herë pasuria e Ervin Metallës

by Java News
17/07/2018 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ervin Metalla do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si është rritur pasuria e tij përgjatë 15 viteve të deklarimit.

Ervin Metalla, anëtar i Gjykatës së Apelit Tiranë prej vitit 2013 do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ndonëse nuk është kandidat për institucionet e reja të drejtësisë, Metalla është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak se në vitin 2017 u zgjodh me short si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Metalla do të drejtohet nga Etleda Çiftja, me anëtare Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Metalla është ndër gjyqtarët e parë të Apelit të Tiranës që përballet me procesin e vetingut. Ai ushtron detyrën e gjyqtarit prej më shumë se dy dekadash, ku ka punuar fillimisht në Gjykatën e Elbasanit, ndërsa në vitin 2006 është emëruar kryetar i Gjykatës së Durrësit- detyrë të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2013.

Në korrik 2013, Metalla u promovua në Gjykatën e Apelit Tiranë. Paralelisht me punën si gjyqtar, Metalla ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ka drejtuar Unionin e Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe

vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Ervin Metalla nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ervin Metalla për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Ervin Metalla zotëronte vetëm kursime në vlerën e 300 mijë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Metalla kap vlerën e 16.7 milionë lekëve; duke shënuar rritje me 55 herë krahasuar me vitin fillestar.

Pasuria familjare e gjyqtarit Metalla ndahet në 12.8 milionë lekë pasuri të paluajtshme, automjete në vlerën e rreth 3.5 milionë lekëve, rreth 103 mijë lekë likujditete në bankë dhe rreth 196 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Metalla për të gjithë periudhën deklaruese kapin vlerën e 23.9 milionë lekëve. Paga nga funksioni përbën 63 për qind të të ardhurave, angazhimi si pedagog dhe ekspert përbën 26 për qind të të ardhurave dhe paga e bashkëshortes 9 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me shuma të pambuluara.

Megjithatë, BIRN ka identifikuar si “flamuj të kuq” transaksionet e gjyqtarit Metalla me një kredi bankare si dhe ndryshimin e disa kontratave të porosisë për blerjen e një apartamenti përgjatë viteve 2011-2013.

Më konkretisht, në vitin 2007 zoti Metalla ka lidhur një kontratë porosie për një apartament dhe ka marrë një kredi bankare për të në vlerën e 55 mijë eurove. Katër vjet më vonë, ai deklaron se detyrimet e kredisë u kanë kaluar personave të tjerë, ndërkohë që ka marrë mbrapsht këstet e paguara me vlerë 2.5 milionë lekë.

Po në vitin 2011, ai merr një kredi bankare prej 5 milionë lekësh dhe nënshkruan një kontratë të dytë porosie për blerjen e një apartamenti në Durrës me vlerë 7.5 milionë lekë. Kontrata e porosisë ndryshohet sërish në vitin 2012 dhe në vitin 2013, gjyqtari Metalla deklaron se ka përfituar përmes shkëmbimit një apartament me sipërfaqe 96.8 metra katrorë plus një garazh në Tiranë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006 

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008 

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012 

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017
/BIRN/

a.ç

Next Post
Përplasen tre makina në autostradën Tiranë-Durrës, 2 të plagosur

Përplasen tre makina në autostradën Tiranë-Durrës, 2 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com