• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skeda e pasurisë së kryebashkiakes së Gjirokastrës: Ja si e vendosi pasurinë

by Java News
03/06/2019 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zamira Rami u zgjodh në krye të bashkisë Gjirokastër në vitin 2015-të si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim me 54.47 % të votave.

Rami ka studiuar për matematikë-fizikë dhe kontabilitet në Universitetin e Gjirokastrës. Që nga viti 1995 ajo ka mbajtur disa funksione në këtë universitet, përfshirë atë si personel ndihmës akademik në disiplinat e informatikës dhe lektore e ftuar.

Gjithashtu, Rami ka punuar si instruktore informatike në Qendrën Komunitare Multifunksionale në Gjirokastër si dhe në shkollën ‘Giussepe Grass.’ Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ajo ka shërbyer si prefektë e qarkut Gjirokastër. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetarja e bashkisë Gjirokastër nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017.

 

 

Në vitin e parë të deklarimit – viti 2013,  kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rama ka deklaruar në ILDKPKI një pasuri familjare të barabartë me 40.8 milionë lekë. Ndërkohë në 31 dhjetor 2017, pasuria familjare e subjektit të deklarimit kapte një vlerë prej 43.9 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 32.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 9.6 milionë lekë likuiditete bankare, 968,455 lekë likuiditete cash dhe 970 mijë lekë pasuri të paluajtshme. Pasuria e paluajtshme e subjektit përbëhet nga një shtëpi e ndërtuar në truallin e shtëpisë së vjetër me vlerë 30 milionë lekë. Burim financimi për këtë objekt kanë qenë të ardhurat e bashkëshortit nga biznesi bar-kafe dhe një kredi e marrë në vitin 2010 me vlerën 6.5 milionë lekë, si dhe të ardhurat e shitjes së 1/3 pjesë takuese në shtëpinë e babait të kryebashkiakes. Në vitin 2016, subjekti ka blerë gjithashtu një shtëpi me vlerë 2.4 milionë lekë në Gjirokastër, me sipërfaqe ndërtimi 168 m2 dhe truall 209 m2.

Gjatë periudhës së deklarimit të pasurisë, nga viti 2013 deri në vitin 2017, subjekti ka pasur të ardhura në vlerë 8.9 milionë lekë, nga të cilat 91 % kanë ardhur nga paga për shkak të funksionit dhe paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 5 vite deklarimi nga të cilat një vit rezultoi me probleme.

Subjekti Zamira Rami, në vitin 2016 rezulton me pasuri të pajustifikuar në shumën 766,952 lekë. Në këtë vit subjekti deklaron pakësim të bonove të thesarit nga 1,660,000 lekë në 1,540,000 lekë, por në asnjë nga deklarimet e mëparshme nuk ka deklaruar bono thesari.

Next Post

Denoncimi/ Janë plot 8 vite që gruaja dhunohet nga burri, e rrahur me kabull korrenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In