• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SKEDA: Bandat paraushtarake të PD po terrorizojnë njerëzit! Berisha dhe Basha miratuan paramilitarët ‘SMV’, Bardhi mes ideatorëve

by
22/04/2021 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka pranuar se ka ngritur një grup të armatosur për të mbrojtur votën. Siç konfirmoi sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, struktura është e pranishme në të gjitha qarqet e Shqipërisë dhe është e përbërë nga ish policë ose ish anëtarë të forcave speciale që veprojnë të armatosur.

Zyrtarisht janë në zotërim të armëmbajtjes me leje si truproja, por në të vërtetë funksioni i tyre është tjetër gjë. Siç tregojnë këto pamje të filmuara dje në mëngjes në Elbasan, anëtarët e Strukturës për Mbrojtjen e Votës (SMV) lëvizin nëpër qytete me tre furgonë që bëjnë patrullime të vërteta duke ndjekur një taktikë ushtarake dhe organizojnë deri postblloqe. Kjo foto, e bërë dje paradite në Elbasan, tregon ish forcën e Reneas Arbër Paplekaj i cili me një pistoletë në dorë ndalon për kontroll makinën e një kundërshtari politik pasi dyshon se ka bërë shitblerje të votave.

Pikërisht Arbër Paplekaj ishte autori një orë më vonë pasi është bërë kjo fotografi nga një qytetar i zakonshëm, i vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani, tani aktivist i Partisë Socialiste. Patrulla e PD e “Strukturës për Mbrojtjen e Votës” e drejtuar nga Paplekaj gjate patrulimi  kishte ndaluar një mercedes ML në të cilën dyshonte se ishin fshehur para’ dhe karta identiteti. Shoferi refuzoi të kontrollohej nga këta njerëz të armatasur dhe pa asnjë uniformë dhe i ka kërkuar ndihmë në telefon shokëve të tij.

Mes këtyre shokëve që erdhën në ndihmë të tij ishte dhe Pjerin Xhuvani. Ngjarja u pasua nga një konflikt me armë. Nuk kuptohet akoma se pse Arbër Paplekaj që ishte një qitës i aftë, mori në shënjestër kokën e Pjerin Xhuvanit, që ka rezultuar nga hetime ishte i paarmatosur. Një krim me qëllime politike, të cilin as Partia Demokratike dhe as Presidenti i Republikës, nuk e dënuan. Përkundrazi, Partia Demokratike e justifikoi vrasjen duke shpjeguar se ishte provokuar nga bandat socialiste që bëjnë shitblerje të votës me urdhër të Taulant Ballës. Si të thuash se Strukturat për Mbrojtjen e Votës të Partisë Demokratike kanë të drejtë të vrasin.

Në shumë raste, anëtarët e kësaj SMV (Strukture për Mbrojtjen e Votës), janë ish policë të shkarkuar nga funksione për krime të ndryshme, si Emiljano Prenga, edhe ai  pranishëm në vrasje, e që mbeti i plagosur.  Prenga ishte arrestuar për kanosje në 2017 dhe i shkarkuar nga policia.

Përtej dinamikës ekzakte të vrasjes në Elbasan, mbi të cilën po heton policia dhe prokuroria, ekzistenca e grupeve të armatosura të përdorura nga PD për kontrolle selektive ndaj militantëve të partive kundërshtare, është një skandal pa precedent. Rasti i Elbasanit nuk është një rast i vetëm dhe i izoluar. Nga këto pamje të shpërndara nga Sali Berisha dhe Ilir Meta me krenari, duken dy persona të një makine, të shqetësuar dhe të keqtrajtuar nga një patrullë SMV e PD-së në aksion në Fushë Arrëz, që pretendon se i ka kapur duke blerë vota.

Posblloqe dhe kontrolle ilegale nga ana e këtyre bandave të armatosura të organizuara nga opozita po sinjalizohen edhe nga zona të tjera të Shqipërisë. Në Berat u bllokua me të njëjtën metode një furgon tjetër që sipas njësive paraushtarake të PD transportonte ndihma me qëllim blerjen e votave. Mbrëmë në Tiranë një nga këto banda sekuestroi në mënyrë arbitrare një ngarkesë me ushqime e destinuar për Iftar. Në krye të patrullës së PD-së ishte Florenc Hoxha, një tjetër ish polic me precedent kriminalë.

Krijimi i bandave të armatosura paraushtarake për të mbrojtur votën, në të vërtetë duket se ka për qëllim të terrorizojë opinionin publik. Forcat politike e kanë për detyrë të denoncojnë krime elektorale për të cilat janë dëshmitarë, por këtë duhet ta bëjnë pranë institucioneve shtetërore, por nëse pretendojnë të bëjnë vetëgjyqësi, bëjnë nga ana e tyre një krim penal shumë më të rëndë se shitblerja e votave. Krijimi i bandave të armatosura dënohet nga kodi penal deri me 20 vjte burgim.

Gazmend Bardhi, ish ministër i drejtësisë dhe kandidat për të bërë Ministrin e Brendshëm në një qeveri të mundshme të PD, është mes ideatorëve të këtyre strukturave të armatosura me aprovimin sigurisht të Lulzim Bashës dhe të Sali Berishës, që tani është treguar i zoti deri edhe ta justifikojë vrasjen nëse kjo vlen për të mbrojtur fitoren e tij zgjedhore. Çfarë do të ishte e gatshme të bënte Partia Demokratike nëse nesër do të kthehej në pushtet? /Shqiptarja.com/

b.h

Next Post
VIDEO/ Nuk ndalen militantët e dhunshëm të PD, sulmojnë makinën në Dibër: Mendojmë se ka lekë brenda!

VIDEO/ Nuk ndalen militantët e dhunshëm të PD, sulmojnë makinën në Dibër: Mendojmë se ka lekë brenda!

Comments 1

  1. Qako Qepani says:
    5 years ago

    Pse nuk atrestohet Lul Basha e Gazmenda Bardhi, si zyrtarët përgjegjës të pidhisë ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In