• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skeçi i Luzes, ish-drejtori matjan përgjigjet i revoltuar

by A R
02/01/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një frazë e Luzes së Portokallisë, e cila i tha ministrise Lindita Nikolla se unë “jam mësim në Burrel, jo në Bruksel”, nuk është pritur mirë nga një ish-drejtues i arsimit në Mat. Edhe pse shprehja mund të jetë përdorur thjesht për arsye rime, Lefter Ballabani, ish-drejtor i drejtorisë arsimore të Matit, është përgjigjur me një status në Facebook, ku shpreh pakënaqësinë:

Skeçi i Luzes në programin humoristik “Portokalli”, ka provokuar ndjenjat e matjanëve, të cilët i quajti të prapambetur dhe të dhunshëm. Lefter Ballabani, ish-drejtues i arsimit në këtë rreth, i përgjigjet me një status në Facebook, ku thekson se matjanët janë gripa, jo merhuma.

“LUZJA e Portokallisë (autori i libretit) permendi Burrelin si vend ku përdorej dhuna në arsim dhe që nënkuptonte një vend të humbur etj, etj. Lidhur me këtë mund të them se ndjej keqardhje për ata që e njohin Shqipërinë deri tek sheshi Shqiponja në Tiranë dhe pjesën tjetër e mendojnë ashtu si LUZJA.

Lidhur me arsimin ne MAT, të paktën deri 2 vjet me parë kur unë isha drejtues mund t’JU them atyre se: Jo vetëm dhuna nuk kishte vend, por ishte cilësor.

97% e mësuesve ishin me arsim përkatës. Anglishtja ishte e shtrirë në të gjitha shkollat e rrethit. Maturantët matjane gjithnjë kanë qenë në 25 -se më të mirët e Republikës. Per 8 vite u ndërtuan dhe rikonstruktuan rreth 25 shkolla.. etj, etj.

Gjithashtu lidhur me popullatën (matjanet) që jetojnë në ato troje shquhen për mençurinë e trashëguar në shekuj të cilën e kanë investuar në hedhjen e themeleve të shtetit Shqiptar.

Djemtë e Matit sot janë të shpërndarë në gjithë botën dhe kudo ku ndodhen janë të spikatur për shkathtësine dhe qytetarinë që paraqesin.

Po kështu mund t’JU them se edhe gjatë diktaturës rinia e Matit ishte mjaft e emancipuar.

Djemtë dhe vajzat e Matit nepër universitete nuk mund t’i dalloje dhe as nuk mund t’i dallosh edhe sot nga rinia tjetër e qyteteve të mëdha si TR, DR etj, qofte nga paraqitja, qoftë nga e folura, qoftë nga rezultatet.

Djemtë e vajzat ishin “garipë” e jo merhumë në shoqërinë që i rrethonte dhe jo më kot flitet edhe për dashuri gati të pamundura për të tjerët të djemve e të vajzave matjane me VIP-at e kohës të TR…

Nuk po zgjatem, por kërkoj me këto rreshta të ngjall kujtesën e të gjithë atyre që kanë qenë në shoqërinë e matjaneve dhe të vërtetojnë brenda ndërgjegjes së tyre se unë kam të drejtë dhe nuk është realiteti matjan ai i LUZEVE të portokallisë”.

 

Next Post

Mustafa vë në dyshim dialogun me Serbinë nëse nuk ka viza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In