• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skaneri/SPAK, si do të kontrollohen punonjësit e Gjykatave dhe Prokurorive speciale

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punonjësit e SPAK, në të cilën përfshihen administrata gjyqësore e Gjykatave Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, punonjësit e administratës të Prokurorisë së Posaçme dhe punonjësit e administratës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u nënshtrohen disa kontrolleve specifike, të cilat përfshijnë edhe brezin e dytë të të afërmve.

Përveç deklarimit vjetor në Inspektoratin e Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesit, anëtarët e kësaj trupe janë të detyruar t’i dorëzojnë Oficerit Përgjegjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit një deklaratë ku të rendisin të gjithë anëtarët e familjes të vetë punonjësit dhe bashkëshortin/es: fëmijët, nipërit, motrat/vëllezërit, prindërit, gjyshërit, tezet/hallat, xhaxhallarët/dajat, kushërinjtë e parë, si dhe kushërinjtë e dytë.

Punonjësit kanë detyrimin e vazhdueshëm të përditësojnë deklaratën sipas nevojës dhe të deklarojnë çdo konflikt interesi tek kancelari, gjyqtari apo prokurori përkatës. Mosdorëzimi apo mospërditësimi i deklaratës apo deklarimi jo i plotë apo i rremë përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm.

Ata kanë detyrimin e vazhdueshëm t’i deklarojnë drejtorit apo Oficerit Përgjegjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme çdo kontakt me persona, të cilët i kanosin, u ofrojnë ryshfet apo para për të marrë informacion apo në këmbim të veprimeve që kanë lidhje me një hetim apo çështje të zyrës. Mosdeklarimi i këtyre kontakteve apo deklarimi jo i plotë apo i rremë përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm.

Po ashtu, ata kanë detyrimin e vazhdueshëm të ruajnë konfidencialitetin dhe sekretin e dëshmitarëve, provave, dokumenteve dhe të çdo informacioni tjetër në lidhje me hetimet e Zyrës, me përjashtim të rasteve kur këto informacione janë bërë publike tashmë në përputhje me ligjin. Shkelja e këtij detyrimi përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm.

Kandidatët për gjyqtarë në gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, dhe për drejtor e hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë kushte specifike të sigurisë, përpara se të caktohen ose punësohen në këto pozicione.

Kandidatët plotësojnë dhe dorëzojnë deklaratat për pasurinë dhe konfliktet e interesave tek Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kandidatët plotësojnë dhe dorëzojnë në Autoritetin e Sigurisë Kombëtare një pyetësor sigurie. Brenda 90 ditëve, drejtori i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare i paraqet një raport autoritetit që i cakton në detyrë apo merr në punë, lidhur me faktin nëse pyetësori ishte plotësuar në mënyrë të saktë si dhe i tregon çdo shqetësim që mund të burojë nga hetimi i verifikimit të figurës.

Kandidatët plotësojnë një deklaratë me shkrim, të nënshkruar nga kandidati dhe anëtarët e afërt të familjes, sipas së cilës, nëse caktohen në detyrë apo merren në punë, telekomunikimet e kandidatit do të jenë objekt vëzhgimi dhe heqin dorë nga e drejta e jetës private lidhur me këto komunikime.

Një kandidat i cili ka marrë një opinion negativ nga Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ose nga Autoriteti i Sigurisë Kombëtare nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme.

Një kandidat i cili ka marrë një opinion negativ nga grupi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nuk mund të caktohet në detyrë në Prokurorinë e Posaçme.

Next Post

Korçë, aksidentohet në punë, humb jetën 35-vjeçari 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

S’kanë të sosur marrëzitë! Groposi trupin e nënës në pyll për t’i marrë pensionin

February 12, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Përgjigje dhëndrit zëhollë të ‘Kontributit Patriotik’

February 12, 2026
KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

KUVENDI LIVE! Kumbaro në interpelancë me dy deputetë, ministrja Sala përballë Erion Braçes

February 12, 2026
Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

Puthje mes Gimbos dhe Selin, banori: Kam menduar boll edhe për ty

February 12, 2026
Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

Pak para nisjes së seancës plenare, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestojnë përpara Parlamentit

February 12, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Nuk ishin molotov, por armë”, deputeti i PS: Opozita përdor flakën e protestave se i mungojnë qytetarët

February 12, 2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësin e tyre

February 12, 2026
Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

Bota e kinemasë në zi, ndahet nga jeta pas betejës me kancerin aktori i njohur 48-vjeçar

February 12, 2026
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen angazhimin në investime konkrete për sigurinë

February 12, 2026
“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re”/Këngëtari i njohur zbulon se do të bëhet baba për herë të parë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In