• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skaneri për shkeljet e Bashës me lobimin 1.125.000 USD në SHBA, pikëpyetjet që kanë aktivizuar vorbullën politike në PD

by Java News
26/03/2019 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe, vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj në Shqipëri, Amerikë dhe Britani”.

Kjo ishte përgjigja që i dha kryedemokrati Lulzim Basha interesimit të medias pasi doli nga Prokuroria e Tiranës ku theksoi se kontratat e lobimit në prag të zgjedhjeve elektorale të vitit 2017 kanë qenë korrekte.

Po sa përputhet ky pretendim me të dhënat e bëra publike?

Pse PD ka fshehur në pasqyrën e saj financiare në KQZ marrëveshjet me kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC”, “Biniatt Trade LP” dhe “Barons Public Affairs LLC”?

Cili është burimi i shumave financiare të paguara për lobim? Këto pyetje të ngelura pa përgjigje e mbajnë ende aktive vorbullën ku është përfshirë “selia blu”.

TemA

Nga të dhënat financiare të depozituara në Komisionin Qendror Të Zgjedhjeve në vitin 2017, Partia Demokratike ka deklaruar vetëm dy kontrata lobimi me firmën  “Barnes and Thornburg LLP” me motiv “Sensibilizimin e çështjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

E para është nënshkruar më 10 prill 2017 dhe është paguar tre ditë më vonë dhe tjetra më 10 maj 2017 dhe është likujduar më 5 dhjetor 2017.

Në kategorinë e “shpenzimeve elektorale”, nuk është bërë transparente asnjë marrëveshje tjetër.

Kontratat e papublikuara

Sipas deklarimeve të bëra nga kompanitë e lobimit “Muzin Capitol LLC” dhe “Biniatt Trade LP” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, rezulton se totali i kontraktuar,  kalkulohet në shumën e 1.125.000 dollarëve.

a)  Referuar faksimileve të publikuara, Partia Demokratike së pari ka lidhur një marrëveshje të drejtpërdrejtë vetëm me “Muzin Capitol LLC” e cila përllogaritet në vlerën e 75.000 dollarëve.

Kjo kontratë, parashikonte në klauzolat e saj shlyerjen e plotë përmes tre kësteve nga 25.000 dollarë secila dhe do të paguhej më 22 mars, 22 prill dhe 22 maj 2017.

Ndërkohë në deklarimin e shpenzimeve elektorale që PD ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo marrëveshje nuk ekziston.

I vetmi rast kur PD pranon shumën, është deklarata e liderit të PD-së Lulzim Basha i cili shprehet se është paguar vetëm shuma 25.000 dollarë, duke fshehur diferencën prej 50.000 dollarësh.

b) Pavarësisht se Partia Demokratike ka mohuar çdo lidhje me firmën “Biniatta Trade LP”, deklarimet e firmës lobuese amerikane “Muzin Capitol Partners” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA dëshmojnë një kontratë që kap shifrën e 950 mijë dollarëve.

Sipas kësaj marrëveshjeje, “Biniatta Trade LP”,  duhet të depozitonte për llogari të Partisë Demokratike tre këste nga 150.000 dollarë dhe një tarifë speciale prej 500.000 dollarë në përfundim të procesit.

Lidhur me këtë kontratë, kompania “Biniatta Trade LP”, ka konfirmuar në pasqyrën e saj financiare veç pagesën për 650.000 dollarë.

c)  Përpos angazhimit të këtyre kompanive, Partia Demokratike ka lidhur marrëveshje edhe me dy shoqëri të tjera lobimi në Uashington “Barnes and Thornburg LLP” (e deklaruar nga PD) dhe “Barons Public Affairs LLC” (e padeklaruar).

Në mes të krizës politike në prag të zgjedhjeve të vitit 2017 dhe insistimit të Lulzim Bashës për të mos hyrë në garën elektorale, “selia blu” tentoi për të ndikuar në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në mënyrë që t’i jepej hapësirë për t’u dëgjuar.

“Barnes and Thornburg LLP” dhe lideri i PD kanë nënshkruar më 10 prill 2017 një kontratë me vlerë 150,000 dollarë, e cila përcaktohej se do të zgjaste për një segment kohor tre muaj.

Shënim:  “Biniatta Trade LP”ndryshe nga sa ka nënshkruar, tashmë ka ngrirë aktivitetin e saj.

E regjistruar në Edinburg të Skocisë, kompania posedohet nga një zinxhir kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”.

Pas denoncimit në media, kompania është justifikuar duke thënë se nuk merret me politikë dhe nuk ka negociuar kurrë ndonjë marrëveshje.

Legjislacioni

Nga të dhënat që Partia Demokratike ka paraqitur në KQZ, rezulton të ketë shkelur një sërë nenesh të përcaktuara në ligjin “Për Partitë politike” si edhe Kodin Zgjedhor.

Ndër to janë: Paragrafi 2 i nenit 89 të Kodit Zgjedhor, paragrafi 1 i nenit 90 të Kodit Zgjedhor, paragrafi 3 i nenit 90 të Kodit Zgjedhor dhe neni 24/3 i ligjit 8580.

Më poshtë po pasqyrojmë të gjitha nenet që Partia Demokratike rezulton të ketë shkelur në këtë proces. (TemA)

Next Post
Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Rama e Xhafaj në Presidencë

EMRAT/ Presidenca publikon listën e 13 kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

Paralajmërim për sulme të reja, Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In