Një punonjës i kompanisë ushqimore Kellogg’s është filmuar teksa urinonte mbi konvejerin e pakove të ushqimeve. Videoja, e publikuar më 11 mars, është regjistruar në fabrikën në Memfis, Tenesí, më 2014. Ndaj, ka shumë mundësi që produktet e kontaminuar të jenë ngrënë nga konsumatorët.
Një zëdhënës i kompanisë ka deklaruar se “mbetëm të tronditur nga kjo video që e morëm nga autoritetet. Kellogg’s e merr shumë seriozisht situatën”.
Ka filluar menjëherë ndjekja penale, si dhe hetime të brendshme. Produktet e prekura janë Rice Krispies dhe të tjera me bazë orizi.