• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Skandaloze | Prokurori kosovar për sheriatin: “T’u presim duart atyre që vjedhin”

by Ylli Dylgjeri
08/01/2016 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori Basri Morina, çuditërisht nuk flet për aplikimin e sistemit të drejtësisë në vend, por për “Drejtësinë Islame”, që përkon me të drejtën e Sheriatit. Përkrah tij, ai që i thur lavde prokurorit është imami nga Prizreni, Mazllam Mazllami, i dyshuar se ka nxitur terrorizëm dhe thirrje për bashkim në luftërat e jashtme.

Mund t’ju duket si një ligjëratë e ndonjë imami. Citon ajete Kur’anore, flet për drejtësinë islame dhe bën lutje në arabisht. Por, ai është prokuror, dikur i Prokurorisë Speciale të Kosovës e aktualisht i angazhuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

 

Madje në mesin e atyre që po e dëgjojnë ligjëratën e Prokurorit Basri Morina ka edhe persona që më parë janë dyshuar e arrestuar për terrorizëm, për çka ai tani po hetohet me urdhër të Kryeprokurorit të shtetit.  Në videon e zbuluar nga Gazeta Express, ai që ia jep fjalën Prokurorit, Basri Morina është imami prizrenas Mazllam Mazllami, i cili në shtator të vitit 2014 ishte arrestuar bashkë me Enes Gogën, Ekrem Avdiun, Enis Ramën, Fuad Ramiqin, etj., mbi dyshimet se kanë nxitur terrorizëm në vend dhe nëpërmjet predikimeve nëpër xhami kanë përcjellë mesazhe te persona të ndryshëm që t’iu bashkëngjiten grupeve terroriste “Al Nussra” e “ISIS”. Më e papritura është pjesa ku Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës në vend se të bëjë thirrje për aplikimin e sistemit të drejtësisë sipas Ligjeve të Kosovës, ai promovon “Sheriatin”. Aq larg shkon, sa që tregon se në një rast ka kërkuar që një të pandehuri t’i pritet dora si dënim, njëjtë sipas ligjeve fetare islame.  “Qu bire cungun qu bire sakicën”, tregon vetë Morina të ketë kërkuar nga ndihmësi i tij, derisa pranë kishte një të akuzuar për vjedhje duke quajtur spiun njërin nga personat tjerë të pranishëm i cili, sipas tij, edhe kishte reaguar ndaj kësaj thirrje.

“Ai shpijuni që ishte në zyre, nga aty asht’ qu – ka thanë haxhia po gjykon me sheriat”, tregon në fund të ligjërimit të tij, prokurori Morina i cili e ka të përmbushur edhe obligimin fetar të Haxhillëkut.

Për këtë ligjëratë dhe pjesëmarrje në të tilla organizime të Basri Morinës, Prokuroria e Shtetit nuk ka qenë e informuar më parë, derisa konfirmojnë se menjëherë janë nisur procedurat hetimore.

https://youtu.be/LSmrmjgdJ2s

Next Post

Militanti vret nënën se i kërkoi të ikte nga ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In