• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandaloze, Edison Pula rreh policët dhe arratiset nga komisariati i Krujës

by Java News
21/12/2016 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak orë pas arrestimit nga Policia e Durrësit arratiset 21-vjeçari i akuzuar për tentativë vrasje ndaj Gentjan Bejtjas, i njohur si miku i Durim Bamit. Edison Pula i cili u arrestua sot gjatë operacionit “Shënjestra” nga Policia e Durrësit dhe e Krujës është arratisur gjatë transferimit nga Komisariati i Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve të para 21-vjeçari ka dhunuar me grushte e sende të forta policët. Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë zonën për arrestimin e tij. Mësohet se 10 grupe të FNSH-ve kanë rrethuar Krujën, Fushë-Krujën si dhe akset që lidhen me Niklën.

Edison Pula, 21 vjeç, banues në Krujë, sipas policisë është i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim e ngelur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake”.

ARRESTIMI
Pula u arrestuar sot mes 9 persona në lidhje me atentatin me tritol të ndodhur në muajin shtator ndaj Gentjan Bejtjas. Ndalimet u bënë në kuadër të operacionit të koduar “Shënjestra”, ndërsa policia thotë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar dhe të rrezikshëm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin jo vetëm kanë tentuar të vrasin me eksploziv Gentian Bejtën, në fshatin Larushk të Krujës, por akuzohen edhe për një sërë veprash të tjera penale si shkatërrim prone me eksploziv, vrasje të mbetura në tentativë, shitje e trafik droge, etj.

Ngjarja për të cilën u arrestuan ka ndodhur në Nikël të Krujës dhe si pasojë e vendosjes së eksplozivit në makinë, Bejtja u plagos në këmbë. 35-vjeçari është person me precedentë penalë dhe njihet si mik me Durim Bamin si dhe në vitin 2013 u arrestua së bashku me Enver Stafukën sepse dyshohej se kishte vjedhur mjetin i cili u përdor në atentatin kundër komisarit Dritan Lamaj.
Bnw/d.i.

Next Post
Trakte islamike kundër festave në Shkup: “Je musliman, mos festo”

Trakte islamike kundër festave në Shkup: “Je musliman, mos festo”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mungesa e alternativës politike përtej Ramës dhe Berishës

February 14, 2026
AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

AKU bllokon mbi 4 mijë kg produkte bulmeti në Fier, gjobë baxhos edhe për shkelje

February 14, 2026
Të dhënat e trishta nga Censi: Mbi 34 mijë divorce në vend, çiftet e reja duan vetëm një fëmijë!

Rriten divorcet, ulet numri i martesave, avokatët: Shkak kushtet ekonomike, kontratat paramartesore lidhje më të qëndrueshme

February 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

February 14, 2026
“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

February 14, 2026
Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In