• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(VIDEO) SKANDALI/ Personi me aftësi të kufizuara mendore mbahet i lidhur me zinxhir

by Aalison Pearse Stevens
05/04/2016 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme, në emisionin investigativ “STOP” u shfaqën pamjet tronditëse të një personi me aftësi të kufizuara mendore, i cili mbahet i lidhur nga familja e tij, me duar dhe këmbë. Ai ushqehet nga i vëllai dhe familjarët e tij thonë se ndodhet në këtë gjëndje pasi nuk merr asnjëlloj ndihme nga shteti.

Familja Dakavelli jeton në “4 Rrugët e Shijakut” përbëhet nga 10 anëtarë, 6 djem, 3 vajza dhe kryefamiljari.

Djali më i vogël i kësaj familjeje, Fundim Dakavelli lindi me probleme mendore dhe kur ishte 5 – vjeç, familjarët iu drejtuan instancave përkatëse për të përfituar ndihmën ekonomike dhe statusin e invalidit.

Para 10 vitesh, KMCAP i Durrësit, duke parë gjendjen e rënduar të djalit, i dha statusin e paraplegjikut, një status që e mbajti deri në 2015 – ën. Në këtë kohë, dosja e tij u nis në KMCAP –in Epror dhe nga ky i fundit, u la pa asnjë grup.

babai

Haki Dakavelli – Babai i të sëmurit: “Gjendja ekonomike zero. Unë marr 135 mijë lekë pension. Me ato mar panolinat, me ato mar kominoshet, me ato ushqej gjithë fëmijët. Asnjëlloj ndihme nuk na kanë dhënë. Fundimi nuk ka folur asnjëherë, që nga lindja e deri më sot, siç e shihni, Fundimi nuk flet. Ai është shumë agresiv dhe kur ndodhet në këtë gjendje prek çdo gjë që mundet. Çjerr veten kur e lë me duart zgjidhur, ndaj dhe e mbajmë të lidhur. Edhe me këmbët gjithashtu çirret. Tani, vetëm panoliant i duhen ndërruar 4 herë në ditë, plus kominoshet, që duhen çdo ditë të paktën nga një palë, që janë 12 mijë lekë një palë. Plus ushqimi. Ai nuk ha dot vetë, e ushqen djali. Ia bën përshesh dhe ia jep me lugë. Kur i dhemb diçka nuk tregon.”

Gazetarja: Çfarë ju është thënë nga KMCAP –i i Durrësit, Shërbimi Social, nga të gjitha instancat që duhet të merrem me këto raste, pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike dhe heqjes së statusit?

Haki Dakavelli – Babai i të sëmurit: “Bëj ç’të duash s’kemi ç’të bëjmë, nuk i takojnë dhe nuk diskutohet. Është i palëvizshëm. Unë nuk dilja ndonjëherë para komisionit me të, shkoja vetë. Është e pamundur që ta marr dhe ta nxjerr jashtë. Një farë pensioni e do ky, me çfarë t’i ble unë këto.”

Gazetarja: Sa e vështirë është për ju si prind?

Haki Dakavelli – Babai i të sëmurit: “Sa të duash, po çfarë të bëj. Tani është pak i qetë, por kur fillon të bërtasë nuk durohet”.

Vëllai i tij, Idajeti i qëndron 24 orë në 24 në dispozicion të Fundimit…

Gazetarja: Çfarë do të thotë për ju, që tashmë nuk merrni dot as kujdestarinë e Fundimit?

vellai-1

Idajet Dakavelli – Vëllai i të sëmurit: “Çfarë do të thotë? E shihni vetë, ku do hash ku do rrish. Unë jam familjar vetë, kam një djalë. Pa rrogë, pa gjë, pa punë, sepse s’mund të punosh pasi rri 24 orë në 24 me të, e imagjinoni vetë, s’të lë as të lëvizësh, as të ikësh, as të shkosh në punë. E do njeriun gjithë ditën, 3 – 4 herë në ditë duhet të ndërrohet, të gjitha gjërat, të mira të këqija i ka aty në vend. Për të ngrënë duhet t’ia japësh me lugë. Nuk e di se çfarë i dhemb ose jo, mjerë ai që e ka.”

Gazetarja: Çfarë kërkoni ju nga e gjitha kjo?

Idajet Dakavelli – Vëllai i të sëmurit: “Të kthejnë atë që patëm të paktën, kaq. Kempin që patën sa me kalur, jo tjetër gjë”.

Përveç heqjes së ndihmës ekonomike për këtë shtresë, një tjetër mungesë në Shqipëri janë institucionet përkatëse…

Të pyetur nga gazetarët e emisionit “STOP”, Eksperti Mjekoligjor, Zalo Topçiu thotë se KMCAP –i Epror në Tiranë, ka bërë një gabim.

Gazetarja: Ju jeni njohur me rastin e Fundimit dhe mund të më thoni nëse kjo rrugë që është ndjekur nga KMCAP –i Epror është e drejtë, që të lihet pa asnjëlloj grupi i kategorizuar, pas asnjëlloj ndihme ekonomike?

mjeku-1

Zalo Topçiu – Mjek/Ekspert Mjekoligjor: “Në asnjë mënyrë. Jam njohur, pasi dosja më vjen nga Kempi Epror, me një vendim të marrë pa grup. Gjë që për mua është krejt e padrejë. Vendimi i KMCAP –it Epror nuk ka qenë i drejtë, nuk ka qenë i sqaruar siç duhet. I sëmuri ka shkuar për të përfituar statusin e paraplegjikut në KMCAP –in Epror, ndërkohë që KMCAP –i ia heq statusin dhe njëkohësisht e deklaron pa grup invaliditeti. Duhej që i sëmuri të trajtohej automatikisht dhe përfundimisht me statusin që kishte përpara, me paaftësinë e kufizuar, që ka qenë grupi parë me kujdestari. Ai duhet të vazhdojë invaliditetin që ka pas grupi i parë me kujdestari dhe të mos i digjet asnjë periudhë e kaluar. Gjendja e të sëmurit është e njëjtë, kështu që s’ka përse të përsërisë dokumentat mjekësore nga e para.”

Ndërsa Përgjegjësja e Sektorit Juridik në Shërbimin Social, Marjeta Gjelaj, sqaron se i sëmuri nuk mund të marrë dot para sepse KMCAP –i Epror, e ka bërë vendimin në mënyrë të pakthyeshëm.

drejtoresha1

Marjeta Gjelaj – Përgjegjëse e Sektorit Juridik Shërbimi Social:  “Pas rastit të referuar nga emisioni “STOP”, një grup i përbërë nga juristë dhe mjekë të Shërbimit Social Shtetëror kontrolluan dosjen e zotit Dakavelli. Nga kontrolli rezultoi se zoti Dakavelli është komisionuar në Komisionin Epror, për përfitimin e statusit të para dhe tetra plegjisë. Komisioni Epror i caktimit të aftësisë për punë ka vlerësuar rastin e zotit Dakavelli dhe me vendim është shprehur se zoti Dakavelli nuk është në kushtet e përfitimit të statusit të para dhe tetra plegjisë. Sipas rregullores të Komisionit Mjekësor, vendimi i Komisionit Epror është i formës së prerë dhe qytetari nuk ka të drejtë ankimimi kundër vendimit të Komisionit Epror. Qytetari ka të drejtë të pretendojë për një sëmundje apo për një diagnozë tjetër, për të cilin Komisioni Epror nuk është shprehur. Qytetari ka të drejtë të përgatisë dokumentacionin, të pajiset me fletë drejtimi për në Komision sëbashku me dokumentat e tjera shoqëruese mjekësore që lëshohen nga spitali për t’u drejtuar në Komisionin Rajonal, për t’u komisionuar”. tvklan

https://www.youtube.com/watch?v=8ltCL-TREGg

Next Post

Tiranë, operacion antidroge, arrestohen 4 shpërndarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In