• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali me trukimet, prokuroria në FSHF për të sekuestruar raportin e UEFA-s

by Aalison Pearse Stevens
14/09/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia Task Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka vendosur nisjen e procedimit penal në lidhje me trukimin e ndeshjeve pas raportit të publikuar nga UEFA në lidhje me klubin e Skënderbeut. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës. Hetimi ka nisur kryesisht, pra pa një denoncim konkret. Shkak për nisjen e procedimit penal janë bërë publikimet në media në lidhje me një listë ndeshjesh brenda dhe jashtë vendit, rezultatet e të cilave dyshohet se janë fiksuar. Hetimi ka nisur për veprat penale të parashikuara nga nenet: 197/a i Kodit Penal, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive” dhe 197/b Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive.

Burimet e Prokurorisë kanë thënë se procedimi penal ka nisur vetëm mbi bazën e publikimeve në media, ndërsa pas këtij vendimi pritet që Prokuroria t’i drejtohet me kërkesa për informacion e dokumente Federatës Shqiptare të Futbollit dhe klubit të Skënderbeut.

Raporti
Po kështu në vazhdim, sipas Prokurorisë, do të kërkohet administrimi në rrugë zyrtare i raportit të UEFA-s për të cilin është folur në media, ndërsa që prej ditës së sotme ka nisur sekuestrimi i gjithë artikujve që janë publikuar në lidhje me çështjen nga mediat vizive dhe të shkruara në vend. Sipas Prokurorisë, vepra e “Paracaktimit të rezultateve në garat sportive” kur është kryer me qëllim përfitimi pasuror dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet. Po kështu, “shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive” ka një marzh dënimi nga gjobë deri në dy vite burgim.

Varësisht nga ecuria e hetimit dhe provave që do të dalin në dritë, Prokuroria nuk përjashton edhe mundësinë e marrjes në pyetje të drejtuesve të klubit, futbollistëve të Skënderbeut dhe skuadrave të tjera që kanë qenë pjesë e “listës së ndeshjeve të dyshuara”, si dhe përfaqësuesve të kompanive të basteve.

Në raportin e UEFA-s janë përmendur disa emra futbollistësh të Skënderbeut, por edhe ai i ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk e ka pranuar akuzën, duke thënë se janë thjesht aludime dhe nuk ekziston asnjë provë.

Hetimi ka nisur për veprat penale të parashikuara nga nenet: 197/a i Kodit Penal, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive” që kur është kryer me qëllim përfitimi pasuror dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet. Neni 197/b Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive ka një marzh dënimi nga gjobë deri në dy vite burgim.

Kodi i Disiplinës
Në rastin e verifikimit të pjesëmarrjes së një lojtari ose zyrtari në influencimin e rezultatit të ndeshjes në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni, personi juridik, shoqata ose klubi ku bën pjesë lojtari ose zyrtari përkatës do të dënohet me gjobë me një vlerë prej 2,000,000 (dy milionë) lekë. Me verifikimin e rasteve serioze, ose rasteve të bashkëpunimit në mënyrë të organizuar, personi juridik,shoqata ose klubi përkatës do të dënohet edhe me zbritje të 12 (dymbëdhjetë) pikëve, përjashtim nga gara ose kampionati, ose zbritje në një kategori më të ulët.

ma.me

Next Post
Hafizi: Të tërhiqet projektligji që lejon importin e plehrave në Shqipëri

Hafizi: Të tërhiqet projektligji që lejon importin e plehrave në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Fitorja e demokratëve hap rrugën për zgjedhjen e kryetarit të parë me ngjyrë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

November 4, 2026
VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

VIDEO / Me ‘sofrën e gurtë’ para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për dialog

November 4, 2026
Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

Mundi Mike Rogers në Michigan, kush është myslimani i parë që fiton një vend në Senatin Amerikan

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

November 4, 2026
Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

November 4, 2026
Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In