• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali/ Theri komshiun me thikë, gjykata dhe mjekët ligjorë shpëtojnë vrasësin

by Java News
02/12/2021 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të enjtes një skandal ku me anë të falsifikimeve të dokumenteve , drejtësia shqiptare dhe mjekësia ligjore kërkon të shpëtojë nga burgu një vrasës.

Fiksi zbuloi zinxhirin zinxhirin e falsifikimeve të akteve te ekspertimit për të shpëtuar nga burgu një vrasës. Mjekët ligjorë nxjerrin të papërgjegjshëm para ligjit vrasësin, duke paraqitur si prova receta mjekësore me mjekime per problemet e ssitemit tretës.

Fiks fare zbuloi sesi u lëshuan këto raporte mjeko ligjore në kundërshtim me ligjin,duke shpëtuar nga burgu vrasësin
Gazetarët e Fiksit sjellin fakte me zë dhe figurë duke ndjekur gjithë zinxhirin e diagnostikimit, nga kundërshtimi i akteve të mjekëve ligjor me njëri tjetrin, deri te mjekja e burgut që kundërshton të ketë dhënë mjekim për sëmundje psiqike për varsësin , edhe pse prej një viti e gjysëm ai është në burgun e Drenovës.

Dy mjekë ligjor dhe katër neuropsikiatër të kontaktuar nga Fiksi, vrasësin e quajnë të përgjegjshëm, përveç dy mjekëve të mjekësisë ligjore që kanë kërkuar mjekim të detyrueshëm. Si rrjedhojë ata kanë kërkuar që gjykata të marri parasysh në vendimin e saj diagnozën e vrasësit dhe të pushohet çështja penale dhe të jepet mjekim i detyrueshëm.

Në Fiks fare u ankua Blerta Treska , një qytetare nga Korça e cila ngriti zërin se vrasësi i bashkëshortit të saj po del nga burgu si i sëmurë mendorë. Mjekët e mjekësisë ligjore e kanë cilësuar atë me diagnozën- skizofren.
Vrasja e të shoqit të saj ka ndodhur në Prill të vitit 2020 dhe se autorin Blerta thotë e kishin komshi. Familja e Blertës jetonin në kat të parë ndërsa autori Apostol Bozhgolli në kat të dytë i vetëm. Ai i ka vrarë të shoqin brënda në shtëpi, është përpjekur që të fshehë dhe gjurmët dhe më pas është ngjitur në katë të dytë ku jetonte dhe ka bërë sikur flinte. Kjo ngarje e rëndë ka ndodhur për motive banale sipas Blertës. I gjithë konflikti sipas denoncueses ka filluar për një llambë ndriçimi të ambientit të jashtëm para dy viteve se të ndodhte vrasja.

Por pavatësisht krimit makabër që kishte kryer autori kishte sjellje normale në komunitet. Kjo vertëtohjet edhe nga një raport i mëparshëm i mjekësisë ligjore ku thuhet se autori nuk vuan nga asnjë sëmundje psiqike dhe është i përgjegjshëm për veprën penale të kryer. Ky raport nuk është pranuar nga avokati mbrojtësit, i cili ka kërkuar riekspertim. Kërkes që i është pranuar nga ana e gjykatës . Në raportin e fundit mjekët dalin me një tjeër qëndrim ku thuhet se autori i krimit duhet të dalë nga burgu me mjekim të detyrueshëm, pasi vuan nga skizofrenia. Ndërkohë bashkëshortja e viktimës thotë se ky raport nuk është i saktë, pasi është marrë vendim bazuar në një kartelë të vitit 1985 dhe një dokument nga spitali Psikiatrik Elbasan në vitin 1974, të cilët nuk përcaktojnë saktë diagnozën. Kartela e vitit 1985 vendos diagnozën Debilitas, ndërsa dokumenti i vitit 1974 diagnozën skizofren. Bashkëshortja e viktimës Blerta Treska kërkon ndihmën e Fiksit për drejtësi.

Gazetarët e Fiksit marrin dokumentat që tregojnë sesi u arrit në përfundimin që vrasësi është skizofren dhe se çështja penale kundër tij duhet të pushohet. Procesverbali i grupit hetimor thotë se njollat e gjakut në banesën e viktimës dhe autorit janë fshirë. Grupi hetimor ka gjetur autorin e krimit në banesën e tij të mbuluar me batanije bën sikur fle.I pyetur nga prokurori i çështjes autori i krimit nuk pranon akuzën dhe deklaron se është i sëmurë mendor. Dosja e tij ndodhet në spitalin Psikiatrik Elbasan duke thënë me saktësi dhe numrin e dosjes, që është me numër 90 . Ndërkohë në dosjen e tij në gjykatën e Korçës spitali Psikiatrik Elbasan ka kthyer përgjigje që autori i vrasjes është mjekuar në vitin 1974 për diagnozën Debilitas, por kartela nuk gjendet. Në kartelën e ambulancës së lagjes shkruhet se ky person vuan nga skizofrenia. Nderkohë që mjekja e burgut e cila e ka ndjekur për më shumë se një vit e gjysëm vrasësin në burgun e Drenovës , tregon se për të janë dhënë tre receta nga specialistët për kurim të sëmundjeve të brendshme dhe asnjë për skizofreni, apo sëmundje të shëndetit mendor.

Skandali në Fiks Fare/ Theri komshiun me thikë, gjykata dhe

Skandali qëndron se këto receta kanë qenë provat ku janë bazuar ekspertët e dytë mjeko ligjore . Fiks Fare vërtetoi se medikamentet e recetave sipas mjekëve ekspert shërbejnë për të kuruar porbleme të aparatit tretës dhe jo për të kuruar skizofreninë.
Gazetarët e fiksit nisin investigimin duke verifikuar të gjitha qëndrat shëndetësore dhe mjekët që janë marrë me autorin e krimit. Mjekja aktuale e familjes thotë se nuk ka dijeni fare se kush është ky person, thjesht ka lexuar në kartelën e tij diagnozën skizofren. Ajo thotë se në vitet 1974 dhe 1985 shkruhet se duhet të shkojë tek neurologu për kemp dhe po në këtë ditë në kartelë është vendosur edhe diagnoza. Mjekja e familjes thotë që ky është skandal, pasi kuptohet si është vënë kjo datë. Gazetarët interesohen edhe në Poliklinikën e Specialiteteve Shëndetësore në Korçë, dhe ky person nuk figuron në regjistrat e tyre, si pasojë as as diagnoza nuk është përcaktuar nga mjekët specialistë.

Skandali në Fiks Fare/ Theri komshiun me thikë, gjykata dhe

Pas kësaj Fiksi i drejtohet edhe Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor Korçë. Roland Lalaj drejtori i qendrës dhe mjek psikiatër thotë se personi në fjalë nuk ka qenë asnjëherë pacientë dhe nuk ka marrë kurrë receta nga mjekët specialistë.

Skandali në Fiks Fare/ Theri komshiun me thikë, gjykata dhe

Por si është cilësuar ky person nga mjekja e familjes në vitin 1985 skizofren? Sipas dokumentit mjekja familjes në atë kohë e drejtoi të sëmurin për të marrë kemp duke i vënë edhe didiagnon. Por dhe nga Bashkia Korçë Fiksi mori konfirmimin se Bozhgolli nuk është trajtuar asnjëherë me kemp.
Gazetarët verifikojnë edhe recetat e lëshuara në burg për këtë pacient.Mjekja burgut Nikolina Bode është neuripsikiatre. Ajo thotë se përveçse ky pacient është një njeri normal dhe qëndron me të tjerët në burg ilaçet në receta i ka për sëmundje të aparatit tretës, zemrës dhe hollues gjaku, por mohon kategorikisht se autori ka marrë mjekim për sëmundje të shëndetit mendor.

Skandali në Fiks Fare/ Theri komshiun me thikë, gjykata dhe

Gazetarët e Fiksit i vënë në dispozicion mjekes Bode vendimin e gjykatës ku mjekët ligjor e kanë diagnostikuar si skizofren. Fakt ky që e habiti mjeken e burgut dhe u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij akti ekspertimi dhe deklaroi se në një vit e gjysëm që ajo e ka ndjekur autorin në burg, nuk ka marrë mjekim për skizofreni dhe se nuk shfaq as edhe një simtomë të kësaj sëmundje në burg. ” Ai është në qeli me të burgosur të tjerë dhe nuk ka shfaqur asnjëherë asnjë shenjë agresiviteti në kolektiv” shprehet mjekja neuropsikiatre.

Skandali në Fiks Fare/ Theri komshiun me thikë, gjykata dhe

Për një përgjigje më të specializuar Fiksi iu drejtua edhe mjekes psikiatre Arjana Rreli. Ajo shpjegon se një person me skizofreni për shkak të mosmjekimit mund të shkojë në Debilitas, që është prapambetje mendore por jo e kundërta. Ajo thotë se diagnozën e vendos vetëm psikiatri dhe kurrë një mjekje familje. Gjithashtu psikiatria Arina Rreli thotë se këta persona degradojnë nëse nuk mjekohen deri në mos komunikim me askënd dhe janë persona që mund t’i dallojë kushdo. Aq më tepër nëse personi ka qenë skizofren që në vitin 1985.

Skandali në Fiks Fare/ Theri komshiun me thikë, gjykata dhe

Gazetarët e Fiksit kërkojnë të takojnë mjekët e Institutit të Mjekësisë Ligjore Dorian Skënderaj dhe Ilda Aliko të cilët me aktin e ekspertimit dolën me diagnozën skizofren. Mjekët nuk pranojnë të takohen më gazetarët .
Dorian Skënderaj edhe pse ka hartuar këtë dokument vetëm para një muaji thotë se prej kohësh nuk është pjesë e këtij institucioni.

Ndërsa mjekja Ilda Aliko thotë se nuk mund të flasë për rastin, pasi vlerësimi është pjesë e proçesit.Nëse ky person është skizofren si është lënë në një burg të zakonshëm?

Emisioni Fiks Fare për këtë ka nisur email në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve nëse kanë përgjigjen e IML dhe vendimin e gjykatës dhe përse ky person qëndron në burgun e Drenovës? Por deri më sot nuk ka marrë përgjigje./m.j

Next Post
“A do ulesh sipër meje?”/ Flirt e provokime mes dy konkurrentëve, zemërohet djali i tradhëtuar: Dje mu hodhe mua, tani hap këmbët…!

“A do ulesh sipër meje?”/ Flirt e provokime mes dy konkurrentëve, zemërohet djali i tradhëtuar: Dje mu hodhe mua, tani hap këmbët…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com