• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skandali tek spitali Covid-2, komentuesit ‘kryqëzojnë’ Ramën, reagon kryeministri: Mos i fusni në një thes të gjithë. Unë nuk fle, po i…

by Ardit Rada
13/01/2021 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ditën e sotme me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ ku në foks të diskutimeve të tyre kanë qenë akuzat e qytetarëve për trajtimin e të sëmurëve me COVID nëpër spitale.

Qytetarët në komentet e tyre i kanë kërkuar përgjigje kryeministrit për ngjarjen tek spitali “Shefqet Ndroqi” duke folur për një situatë të vështirë me pacientët dhe familjet që kanë persona të prekur nga COVID-19. Një prej komentuesve i kthehet Ramës në videon ku ky i fundit ka publikuar nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT, duke marrë spunto nga skandali në COVID2 ku sanitarja hiqej si infermiere dhe i merrte lekë një familjare të një gruaje të shtruar me COVID-19, shpreh keqardhje për të shtruarit në spitale.

Ndërkohë që Rama ia kthen duke shkruar se; “mos degjo po shiko, se me te degjuar behesh per gjynah edhe ti qe degjon!”. Ndërkohë, një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë imbursuar për ilaçet e covid, madje ka paguar infermerët dhe mjekët nën dorë. “Po ne qe e kemi me te provuar e faktuar, kupona tatimore te gjith ilaceve e vizitave qe kemi blere/bere per nje person te semure nga covidi,apo leket dhen mjekeve edhe infermiereve ti mund te thuash cte duash zoteri i dashur por ne qe e kemi provuar ne kurriz sna e shet dot sapunin per djath”, shkruan qytetari. Po ashtu Rama i kthehet flakë për flakë qytetarit, duke shtuar se jo te gjithe mjeket dhe infermieret duhet te futen ne nje thes. “E para nuk fola per kupona edhe pse per te semuret nga Covidi e kemi perseritur njemije here qe kur trajtohen ne shtepi, duhet te marrin receten vetem nga mjeku i familjes dhe te qendrojne tek dy paketat baze qe rimbursohen 100% nga shteti, sepse perndryshe shpenzojne pa qene nevoja dhe marrin ilace qe mund t’iu bejne edhe dem! Ndersa per leket qe i paske dhene mjekeve e infermiereve nuk e di se s’kam asnje prove per kete, por nuk besoj se ke paguar gjithe mjeket e infermieret e Shqiperise qe i fyen, duke i futur te tere ne nje thes!”, shkruan Rama.

Madje ai shton më tej se; “Ne fakt jo, sepse une nuk fle gjume po i shoh nga afer vete te gjitha dhe qe njerezit nuk jane budallenj kjo as nuk diskutohet, prandaj duro te vije 25 prilli e do t’i degjojme bashkarisht cfare mendojne!”./a.p

Next Post
Imazhe të pabesueshme nga SHBA, ushtria “pushton” Kongresin, frikë nga Trump

Imazhe të pabesueshme nga SHBA, ushtria “pushton” Kongresin, frikë nga Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In