• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali, të riut i falsifikohet vendbanimi nga gjykata vetëm për ta mbajtur në burg

by A R
11/12/2017 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare denoncoi sonte rastin e një 22-vjeçari të arrestuar nga Policia e Tiranës, vetëm sepse po qëndronte te shkallët e një pallati në lagje dhe në korridorin e kësaj ndërtese është gjetur një sasi e vogël kanabisi.

Ai është arrestuar me dy shokë të tij pa pasur asnjë provë tjetër. Por dy shokët e tij janë liruar nga gjykata, ndërsa i riu Rigers Xhameta është mbajtur në qeli, duke argumentuar se në xhep i është gjetur një letër cigareje dhe duke i falsifikuar vendbanimin, sikur ai banonte në pallatin ku u gjet droga.

Nga dokumentet e siguruara nga Fiks Fare rezulton se Më 6 tetor të këtij viti, policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj të dyshuar për lëndë narkotike, Egli Bajrami, Serxho Zefi dhe Rigers Xhameta.

Pranë vendit ku ishin ulur të arrestuarit është gjetur një qese plastike me bimë të dyshuar si kanabis, me peshë 1.4 gramë.Po ashtu edhe në katin e parë të pallatit është gjetur edhe një tjetër qese me bimë të dyshuar narkotike, me peshë 14.6.

Por, në procesverbalin e policisë nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për gramë, kg, kuintalë apo tonë. Por, në gjykatë është deklaruar se bëhet fjalë për 14.6 gramë. Duke qenë se tre të rinjtë ndodheshin pranë vendit ku është gjetur droga, policia ka bërë arrestimin e tyre, si të dyshuar për mbajtjen e saj.

Antidroga ka kontrolluar edhe shtëpitë e tyre, por nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme. Tre ditë më vonë, pikërisht më 9 tetor, gjykata ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin në flagrancë të tre të rinjve nga ana e policisë. Gjykata liroi dy nga të arrestuarit dhe të vendosë arrest me burg me afat 30 ditor për Rigers Xhametën.

Gjykata ka argumentuar se ai rezulton i implikuar me veprën penale, pasi droga është gjetur në hyrjen e pallatit të tij dhe gjatë kontrollit i janë gjetur disa letra për dredhjen e duhanit. Pra, duke u bazuar në këto dy fakte, gjykata ka vendosur që ai të mbahet në burg derisa Policia Shkencore të nxjerrë gjurmët e gishtave në qeset e sekuestruara nga policia. Pas 17 ditësh, laboratori i kriminalistikës nxori konkluzionet, ku rezultoi se Xhameta nuk kishte shenja gishtash në qeset me hashash të sekuestruara nga policia. Pas kësaj, gjykata vendosi lirimin e tij.

Rigersi tha për Fiks Fare se ai nuk banon në këtë pallat, ku u gjet droga, pasi shtëpia e tij ndodhet rreth 800 metra më larg se pallati dhe nuk e di sesi gjykata ka arritur në këtë konkluzion.

Për këtë arsye, gazetarët e Fiksit iu drejtuam gjykatës me një kërkesë për informacion sesi është vërtetuar që Rigers Xhameta banonte në këtë pallat, meqë ky ishte një ndër dy pikat kryesore që mbështetej dyshimi për arrestimin e tij. Në përgjigjen e saj, gjykata e Tiranës nuk tregon asnjë fakt sesi është vërtetuar vendbanimi i tij, por deklaron që “vendimet e gjykatave më të ulëta janë objekt i ankimit në gjykatat më të larta. “Interpretimi i provave është detyrë e gjykatës gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe nuk duhet të konfondohet me vlerësimin e gjykatës në vleftësim të arrestit”, tha gjykata.

Por, nga verifikimi që bëri emisioni investigativ në vendimin e gjykatës, rezulton që një fakt i tillë është prodhuar nga vetë gjykata, pasi as prokuroria dhe as vetë i pandehuri nuk kanë deklaruar në ndonjë moment që Xhameta banon në këtë pallat. Madje, që në krye të vendimit, deklarohet që Rigers Xhameta, është banues në rrugën “Hamdi Cenoimeraj”, banesa nr. 6. Ndërsa droga, sipas procesverbaleve të policisë, që i ka në dispozicion prokuroria dhe gjykata, është gjetur në të njëjtën rrugë, por në pallatin me nr. 110, i cili ndodhet rreth 800 metra larg shtëpisë së Xhametës. Por pavarësisht kësaj, Gjykata thotë në argumentin për mbajtjen në burg të Xhametës se droga është gjetur në hyrjen e pallatit të tij, duke i falsifikuar vendbanimin./a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq/ Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me energjinë në disa bashki, ndërhyrje edhe në aksin Qafë Thorë-Theth!

Moti i keq/ Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me energjinë në disa bashki, ndërhyrje edhe në aksin Qafë Thorë-Theth!

November 26, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Pentagoni drejt një ndërhyrjeje në Nvidia? Diskutohet përdorimi i një ligji të vitit 1950 për rikthimin e Jensen Huang

November 26, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

Integrimi i Shqipërisë në BE, kryeministri Rama pret komisioneren Marta Kos!

November 26, 2026
Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime!

November 26, 2026
Aksi Tiranë-Durrës, punimet zhvendosen gjatë natës për zgjerimin e superstradës për të shmangur problemet me qarkullimin!

Aksi Tiranë-Durrës, punimet zhvendosen gjatë natës për zgjerimin e superstradës për të shmangur problemet me qarkullimin!

November 26, 2026
“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

“Ligji duhet të zbatohet nga të gjithë”- Demo në Kuvend: Janë pezulluar 9 efektivë policie pas protestave, 50 raste nën hetim administrativ!

November 26, 2026
Kumbaro raporton në Bruksel punën e Shqipërisë për kapitullin 27 të BE: Investojmë në trajtimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e biodiversitetit

“Dhuna nuk u shkaktua nga studentët, por persona të maskuar”, Kumbaro: Dera jonë mbetet e hapur…

November 26, 2026
Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

Po transportonin drogë nga Saranda drejt Greqisë, në pranga 3 shqiptarë! Ja skema që përdornin…

November 26, 2026
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mbeten të përçarë

Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat? Nga fundjava 55 euro në Korçë, te pushimet 2,700 euro në Tajlandë

November 26, 2026
Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

Balla sfidon Shehajn në Kuvend: Lë mandatin nëse shtëpia ime është 500 metra. Ti je matrapaz, pastron para Agron

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In