150 euro për të marrë certifikaten e mbrojtjtes se gjuhës angleze. Certifikata nuk eshte me afat dy vjecar, por e perhershme dhe mban emrin e Universitetit te Kembrixhit . Kaq duhet te paguash per te perfituar kete dokument ne nje nga qendrat e licensuara per te leshuar certifikata te tilla
Edhe pse mbrojtja e Anglishtes eshte nje kusht per te vazhduar studimet pasuniversitare , sot është shumë e thjeshtë të pajisesh me një certificate që vërteton se e zotëron këtë gjuhë edhe pse mund të mos dish asnjë fjalë anglisht.
Fiks Fare tregoi dje se sa e lehte eshte per nje te ri te pajiset me nje certificate te mbrojtjes se anglishtes te nivelit A2 pa ditur asnje fjale anglisht.
Nje udhëzim i posacëm i MInistrisë së Arsimit dhe SHkencës përcakton shtatë nivelet e mbrojtjes se anglishtes, sipas studimeve qe do të vazhdosh, master apo doktoraturë. Ky është një kusht për të gjithë studentët që duan të vazhdojnë studimet pasi përfundojnë studimet bachelor.
Lista e testeve te gjuhës angleze, të njohura ndërkombëtarisht, po që njihen edhe te ne është e përbërë nga gjashtë lloje, midis të cilave edhe “Cambrige ESOL”.
Një certifikatë të tillë mori edhe gazetarja e Fiks Fare, e cila u prezantua në zyrat e njej qendre te gjuheve te huaja ne Tirane, e cila reklamon ne ambjentet e saj se mbeshtetet nga Dhoma Angleze e tregetise dhe se testet i menaxhon ESU Albania, duke kërkuar të kalonte provimin e anglishtes, edhe pse nuk dinte anglisht.
Biseda e parë është bërë në ambjentet e këtij unioni, i cili në zyrat e tij mbante logon e Dhomës angleze të tregëtise dhe industrisë.
Punonëjsja i garanton gazetares se Fiks Fare marrjen e deshmise se anglishtes kundrejt pageses 150 euro. Nderkohe i ben te qarte se nese do te kryente nje provim normal dhe nëse do te fitonte testin me njohurite e saj, pagesa do te ishte vetem 95 euro.
Gjithashtu ajo e siguron qe kjo certificate eshte e sigurte dhe e perhershme, pra nuk duhet ti nenshktrohesh provimit per njohurite e anglishtes pas disa vitesh.
Ajo i tregon se nepermjet programit Cambridge ESOL, Certifikatae njihet ne te gjithe boten dhe eshte e perjetshme.
Gazetarja paraqitet ne testim. Ben pagesen prej 150 eurosh. Punonjesja e qendres i thote se niveli A2 per te cilin do te marre deshmine eshte i mjatueshem per te.
Testi zhvillohet ne ambjentet e qendres se gjuheve te huaja.
Nje punonejse tjeter e qendres i tregon qe te plotesoje me laps testin. Pasi kjo punonjese largohet, gazetarja i thote punonjeses tjeter me te cilen eshte bere pazari i marrjes se deshmise se anglishtes, se nuk di te plotesoje testin dhe e dorezon te paplotesuar fleten e provimit
Dy jave pas kryerjes se pageses dhe plotesimit te fletes se provimit, gazetarja paraqitet per te marre deshmine e anglishtes
Punonejsja e qendres i jep certifikaten qe mban emrin e Universitetit te Kembrixhit. Ne fund te kesaj certifikate qendron logoja e “Europian Speaking Union”, ku thuhet se ky union e menaxhon kete provim
Gazetarja e Fiks Fare merr ne dore kee deshmi ku shkruhet se ka fituar 35 pike ne provim dhe njohurite e saj ne gjuhen angleze jane te nivelit A2
Niveli A2 tregon se studenti është në gjendje të kuptojë fjali dhe shprehje të përditshme që lidhen me fuusha të nevojë më të domosdoshme, si p.sh informacion bazë rreth tij dhe familjes së tij, në dyqan, në lokal, rreth punës që bën. Mund të komunikojë në anlgisht për detyra të thjeshta dhe rutinë që kërkojnë shkëmbim informacioni të drejtpërdrejtë për cështje të njohura dhe të përditshme. Nderkohe qe gazetarja e Fiks Fare u paraqit ne zyrat e kesaj qendre te gjuheve te huaja si nje studente qe sapo kishte perfunduar studimet e infermierise dhe nuk dinte asnje fjale anglisht.
Prej vitit 2011 specializimeve u kërkohet një gjuhë e huaj e certifikuar si kusht për t’u diplomuar. Duan apo s’duan, të gjithë tashmë duhet të zbatojnë udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Askush nuk mund të diplomohet pa u certifikuar në gjuhën angleze në një nga programet ndërkombëtare.
Mbrojtja e anglishtes ka një kosto të lartë financiare për xhepat e studentëve. Këta janë të detyruar ta mbrojnë, përndryshe nuk marrin dot diplomën. TOEFL dhe TOEIC janë dy testet që kanë zgjedhur të mbrojnë më tepër studentët shqiptarë. Pas diskutimit akademik për nivelin e mbrojtjes së anglishtes, u arrit të gjendej një e mesme që edhe studentët të mbeteshin të kënaqur. Kështu u ul niveli i mbrojtjes së anglishtes në atë bazik, pra A2. Lidhur me këtë, punonjësit e kompanisë ETS Global shprehen se studentëve që studiojnë në Universitetin e Tiranës u mjafton niveli fillestar për të kaluar testimin dhe për të marrë diplomën e masterit apo doktoraturës. Nuk ka shpëtuar nga pazaret edhe çmimi që është caktuar për mbrojtjen e gjuhës. Pas shumë kontestimesh janë vendosur çmime dysheme të këtyre dy testeve. TOEFL kushton 66 euro, kurse testi i TOEIC mund të merret duke paguar 135 euro. Koordinatorët e UT-ETS global shprehen se kompania ETS Global i ofron të dyja testimet me çmime të reduktuara. Kjo me qëllim që t’i vijë në ndihmë studentëve shqiptarë. Dallim tjetër mes dy testeve është dhe kohëzgjatja e njohjes së dy certifikatave. Nëse TOEFL njihet për një periudhë dyvjeçare, për TOEIC thonë se “është për gjithë jetën”, paçka se kjo kundërshtohet nga akademikët. Nga ana tjetër, pedagogët e gjuhëve të huaja, i japin përparësi mbrojtjes së gjuhës së huaj në një instancë shtetërore, pasi vetëm kjo bën të mundur kualifikimin e tyre në universitete dhe në punë.














