• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

SKANDALI/ Si reklamon presidenti i FSHF-së bizneset e tij tek projektet e UEFA-s

by Java News
05/02/2022 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Topin e kam unë, penalltinë e gjuaj vetë”, është një batutë e famshme filmi, që përshtatet në sport.

Por, duket se skandali në futbollin shqiptar ka arritur në nivele tepër shqetësuese. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, prej shumë vitesh po e përdor Federatën dhe evenimentet e saj si pronë private.

Rasti më i fundit, është abuzimi me fondet dhe projektet e UEFA-s. Në projektin “Grassroots”, për të cilin UEFA paguan më shumë se 100,000 euro në vit, Armand Duka ka reaklamuar bizneset e tij private.

Duket e pabesueshme që ka arritur deri në këtë nivel abuzimi, por është e vërtetë. Pikërisht në rrethimet e fushave të improvizuara, ku luajnë disa fëmijë të pafajshëm, janë vendosur reklama të bizneseve janë të vetë Armand Dukës.

Duhet theksuar, se këto projekte janë të financuara nga UEFA dhe nuk ka sponsorizime zyrtare, që të përdoret imazhi i pafajshëm i këtyre fëmijëve. Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar Armand Dukën që të reklamojë bizneset e tij, duke e trajtuar Federatën Shqiptare të Futbollit dhe fondet që dërgon UEFA, si një pronë private.

Në reklamat e vendosura bien në sy firmat “Go Tech”, “Ama Caffe” dhe “Divella”, të cilat janë në pronësi të kreut të FSHF-së. Që të treja, të vendosura në evenimentin “Grassroots” të UEFA-s. Dokumentet më poshtë provojnë edhe pronësinë e kreut të FSHF-së mbi këto kompani, që u reklamuan në një eveniment të financuar nga UEFA dhe të organizuar nga institucioni që ai drejton.

Nga ekstraktet e QKR konfirmohet se Armand Duka është 50% aksioner në kompaninë “Eco Market”, e cila është distributor zyrtar i “Divella” dhe “Ama Caffe”. Dy firma të reklamuara në aktivitetin e organizuar nga FSHF dhe i financuar nga UEFA.

Nga ekstraktet e QKR konfirmohet se Armand Duka është 40% aksioner në kompaninë “Go Tech”. Firmë e reklamuar në aktivitetin e organizuar nga FSHF dhe i financuar nga UEFA. ECO Market, distributor ekskluziv i “Divlla” dhe “Ama Caffe” Armand Duka, aksioner me 50% në kompaninë ECO Market “Ama Caffe” e reklamuar në evenimentin e organizuar nga FSHF me paratë e UEFA-s “Divella” e reklamuar në evenimentin e organizuar nga FSHF me paratë e UEFA-s Armand Duka aksioner me 40% në kompaninë “GO Tech” “GoTech” e reklamuar në evenimentin e organizuar nga FSHF me paratë e UEFA-s, pergatiti Tema.

Next Post
Roli i Shqipërisë me SHBA-të për çështjen e Ukrainës, reagon për herë të parë Yuri Kim

Roli i Shqipërisë me SHBA-të për çështjen e Ukrainës, reagon për herë të parë Yuri Kim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In