• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Skandali i radhës së LSI/ Auditi zbuloi sesi AKUK favorizoi privatin për Tiranën e Madhe

by Java News
25/03/2018 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NUk ndalen skandalet e njerezve te LSI. Janë 18 milion euro më shumë që projekti për përmirësimin e kanalizimeve për Tiranën e Madhe ka marrë vetëm në zërin e punimeve civile. Raporti i Auditit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë i siguruar nga TV Klan ka nxjerrë në pah shkelje të ndryshimit të formulave të çmimit mes Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe firmës fituese të tenderit. Çmimi është ndryshuar duke dalë jashtë kuadrit të dokumentave të paraqitura në garën për të fituar tenderin në vitin 2012.

Rritja e kostos së punimeve civile të projektit, në vlerën 1.027.291.019 JPY (jen japonez) për shumën e situacioneve të paguara deri më 31.11.2017 dhe në vlerën 2.319.093.644 JPY (jen japonez) deri në përfundim të projektit, vetëm si pasojë e ndryshimit të formulës për rregullimin e çmimit.

Gjatë periudhës 07.11.2013, pas dërgimit “No Objection” nga JICA, deri më datën 31.01.2014, kur është lidhur kontrata, janë kryer negociata ndërmjet AKUK (ish-DPUK) dhe kontraktorit, për cështje të ngritura nga palët, e konkretisht kontraktori i shpallur fitues, ka propozuar jo vetëm ndryshime të keoficentëve të formulës së parashikuar në dokumentet standarte të tenderit dhe kontratën tip FIDIC, por përfshirjen në këtë formulë edhe të indekseve të kursit të këmbimit valutor.

 

Në të gjithë dokumentacionin e vënë në dispozicion të grupit të auditimit, nuk konstatohet se nga palët pjesëmarrëse në negociata të jetë kryer një analizë e kostove shtesë, sa mund të ishin këto kosto, si dhe të informohej Ministria e Financave dhe ish MTI. Kjo analizë duhet të kryhej, pasi në momentin që është miratuar formula e re e rregullimit të cmimit, aplikimi i saj që në muajt e parë i rriste kostot me mbi 40%. Kjo konstatohet nga pagesat që janë kryer në vecanti në muajt e parë të punimeve.

Përsa më sipër, formula e veçantë për rregullimin e çmimeve ishte shpallur dhe pranuar nga ofertuesi dhe ndryshimi i saj duhej tu paraqitej të gjithë ofertuesve/operatorëve të tjerë ekonomik.

Gjatë zbatimit të këtij projekti, asnjë problematikë e rezultuar nga rrëshqitjet e ndodhura, nuk është parashtruar për tu diskutuar, analizuar dhe vendosur nga Këshilli Teknik i AKUK.

Auditimi ka konstatuar kosto shtesë në vlerën 10.988.195 JPY (jen japonez), si pasojë e rritjes të nivelit të paradhënies nga 20% në 25% të vlerës së kontratës, pas nënshkrimit të saj, jo në përputhje me standartin FIDIC, shumë e cila përben dëm ekonomik për buxhetin e ketij projekti. Në dokumentacionin dorëzuar grupit të auditimit, nuk ka asnjë korespodencë zyrtare ndërmjet palëve mbi domosdoshmërinë e këtij ndryshimi dhe as një analizë për kostot që sjell rritja e nivelit të paradhënies.

Rritja e masës së paradhënies pas nënshkrimit të kontratës, ka sjellë kosto shtesë për AKUK, pasi pagesat për sigurimin e paradhënies, janë zëra të cilat paraqiten nga firma fituese, të përfshirë në ofertë dhe në përfundim është shpenzim që e paguan Investitori (DPUK).

Rikthimi i paradhënies nuk është bërë në përputhje me kushtet e përgjithshme të kontratës, pika 14.2 (a) dhe 14.2 (b). Kontraktori rezulton me paradhënie të pakthyer në shumën 588,322,340 JPY. Mos rikthimi i paradhënies sjell kosto shtesë për tarifën e sigurimit të paradhënies të cilën e paguan AKUK. AKUK duhet të sigurojë paradhënien jo më për 806,659,445 JPY, por për shumën 1,394,981,786 JPY, e për pasojë do të paguajë më shumë për këtë sigurim paradhënie të cilat përbëjnë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit. Kjo kosto shtesë, nuk është llogaritur, pasi sigurimi i paradhënies nuk është paguar.

Gjithashtu, nëse AKUK, do të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të përllogaritjes së mbajtjes së paradhënies, paradhënia nuk mund të rikthehet në masën 100% të saj, kur niveli punimeve të jetë në masën 90%, ashtu sic është parashikuar në FIDIC dhe marrëveshjen ndërmjet palëve./tvklan

Next Post
VIDEO/ Federbet rrëfen një skandal tjetër

VIDEO/ Federbet rrëfen një skandal tjetër

Comments 1

  1. Beni says:
    8 years ago

    O.ku ka pas LSI ja njerez te gjothe kane vjedhur dhe kane derguar thesin tek cifti Meta.Duhen arrestuar Meta – Kryemadhi pasi keta kane qene betem punetore te komanduar per te vjedhur..
    ShBA ia beri te qarte Metea qe ti i tha drejton nje bande te organizuar kriminelesh….

    Reply

Leave a Reply to Beni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com