• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Skandali/ Punonjësi i fondacionit falsifikon hapur letrat e aplikuesve për kredi

by Java News
06/01/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aplikoi për kredi dhe s’e fitoi, por pas tetë vitesh e sheh veten debitor. Është kjo historia e pazakontë që i ka ndodhur një qytetari i cili jeton në periferi të Tiranës. Në vitin 2011 ai i ishte drejtuar Fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” dega Ndroq për të marrë kredi, por meqë nuk i plotësonte kushtet për të qenë përfitues, kredia iu refuzua.

Pas tetë vitesh Bujar Lika përballet me skandalin, se është debitor, pasi kryetari i bordit që miratonte kreditë kishte falsifikuar dokumentat duke arritur që të lëvronte kredinë e refuzuar, në emër të tij.

Fiks Fare denoncoi sot me zë e figurë, këtë skandal, ku ish kryetari i bordit të fondacionit  “Unioni Shqiptar”  dega Ndroq Afrim Azuni, pranon mashtrimin.

Ai i kërkon qytetarit kohë për ta liruar nga barra e kredisë, kredi e cila me kamatvonesat ka shkaur 710 mijë lekë të reja dhe përmbarimi dueht të fillojë sekuestron

Gjatë investigimit Fiks Fare mësoi se për plotësimin e kushteve për marrjen e kredisë ish kryetari i bordit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” Azuni kishte falsifikuar dokumentat duke vendosur si garanci për shlyerjen e parave 50 koshere bletësh, plug same, 3 lopë e makineri. Ndërkohë që vetë qytetari deklaron se uk ka zotëruar asnjëherë këtë pasuri.

Bujar Lika tregon për  Fiks Fare se nuk ishte në dijeni fare të një gjëje të tillë , por e kishte marrë vesh  atë 7 vite më vonë. I vëllai i tij kishte  filluar punë dhe paraqitet në bankë për të marrë rrogën, por duke e ngatërruar me Bujarin i cili është binjaku i tij nuk ia japin, duke i thënë se ai ishte debitor dhe duhet të shlyente kredin. ” Vëllai erdhi në shtëpi e më thotë kur e ke marrë kredinë dhe ku i ke çuar lekët se në bankë figuron që je debitor” tregon Bujari. Ai shpjegon se pasi ka marrë këtë sinjalizim nga i vëllai i është drejtuar Zyrës së Përmbarimit Tiranë, këta të fundit e kanë adresuar tek Banka e Shqipërisë. “Aty më thanë ke marrë kredi 5 milion lekë dhe  bashkë me kamat vonesat  vlera të ka shkuar 8 milion lekë” tha ai.

Në këto kushte qytetar i është drejtuar ish drejteusit të degës së fondacionit për Ndroqin, Afrim Azunit ku ai kishte aplikuar për kredi para 9 vitesh. Afrim Azuni aktualisht punonjës në Njësinë Administrative Ndroq i pohon se janë gabime që kanë ndodhur në sistem , por që gjithçka mund të rregullohet e mbyllet lehtë.

Vetë ish drejtuesi i fondacionit për Ndroqin pranon se shuma prej 500 mijë lekësh që u lëvrua atëherë, nuk janë marrë nga Bujar Lika edhe pse kredia ka dalë në emër të tij, por që qytetarit nuk iu bë asnjherë e ditur.

Në takimet e vazhdueshme me qytetarin, ish drejtuesi i degës së fondacionit për Ndroqin premton se do ta shlyejë kredinë e cila cdo ditë ritet pr shkak të kamatvonesave

Mashtrimi i ish punonjësit të bankës vahdon edh emë tej, për t’ia bërë më të besueshme skemën e mashtrimit që ka përdor për kredinë e tij, i thtoë se paratë janë tërhequr nga një bashkëfshatar i tyre, pronar i një lokali.

Fiks Fare dhe qytetari i mashtruar me kredinë kontaktojnë me pronarin e lokalit ku i adresoi punonjësi i fondacionit. Në bisedë e sipër biznesmeni tregon se nuk ka tërhequr kurrë lekë në emër të dikujt tjetër, por ai pohon se këto janë mashtrimet dhe manovrat e kryetarit të bordit të fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” për të përfituar para. TCH

Next Post
Arsenali/Rilind Granit Xhaka me Artetën

Arsenali/Rilind Granit Xhaka me Artetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com