• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali: Publikohet raporti i shkeljeve të rënda të Spitalit “Hygeia”, falsifikim kartelash dhe abuzime me pacientet

by S M
11/01/2017 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Boldnews.al disponon një raport konfidencial të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Universitar dhe Kontrollin Spitalor, që nxjerr në pah shkeljet dhe abuzimet nga Spitali “Hygeia” ndaj pacientëve të saj por edhe ndaj institucioneve shqiptare.

Raporti i papublikuar është hartuar pas kontrollit në në këtë spital privat gjatë periudhës dhjetor 2014 – mars 2015 ndërsa është firmosur nga specialistët e DSHSUKS, më saktësisht J.B, L.H, R.K, L.G, R.D dhe E.E.

Sipas mangësive të konstatura në raportin prej 45 faqesh, Spitali “Hygeia” ka falsifikuar kartelat e disa pacientëve që marrin shërbimin e hemodializës. Raporti evidenton se ky spital privat ka shtuar numrin e pacientëve që kryejnë hemodializën me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë rimbursimin nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Nga kontrolli rezultoi gjithashtu se Spitali “Hygeia” ka shmangur ekzaminimet laboratorike të disa pacientëve, edhe pse ishin parashikuar në paketën e hemodializës që paguhet nga buxheti i shtetit nëpërmjet FSDKSH.

Lidhur me personat që ishin shtruar në pavionin e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë, raporti konfidencial vë re mungesën e arsyes së shtrimit të pacientëve dhe autorimizimin e mjekut specialist duke ngritur dyshime të forta për evazion fiskal.

Raporti i cili nuk është bërë publik për arsye të pashpjegueshme ka edhe një sërë shkeljesh të tjera më të rënda. Boldnews.al do të publikojë në vijim pjesë të raportit që nxjerr zbuluar skandalet në Spitalin “Hygeia”./Marre nga Pamfleti.com/

Next Post
FOTOT/ “Mbreti” i Instagramit “kërcënohet” nga ky miliarder, shikoni festat e shthurura të tij…

FOTOT/ "Mbreti" i Instagramit "kërcënohet" nga ky miliarder, shikoni festat e shthurura të tij...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com