• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali/ PD cakton eksperte për hetimin e 25 prillit, kryetaren e strukturës paramilitare që akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

by Java News
03/11/2021 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari Enkelejd Alibeaj ka miratuar ndër të tjera emrat e ekspertëve që do të asistojnë këtë organ në procesin brenda mandatit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Të tre palët, PS, PD dhe LSI kanë zgjedhur ekspertë për këtë komision emra të njohur në përballjet mes këtyre forcave politike në betejat që janë zhvilluar në KQZ, KAS apo Kolegjin Zgjedhor.

Habi ka bërë përzgjedhja e partisë më të madhe opozitare, PD, e cila ka gjetur me vend që krahas Marash Logut, të atashuar dhe në KQZ në mbrojtje të çështjeve zgjedhore të PD, ka vendosur zonjën Marinela Ziu.

Dikush mund të thotë se aq më mirë që është vendosur një zonjë si eksperte, por e vërteta është se Marinela Ziu është “krahu i armatosur” i PD.

Për të qënë më konkretë dhe për të mos e hallakatur lexuesin, po hyjmë direkt dhe në fakte.

Partia Demokratike krijoi në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të këtij viti strukturën e paligjshme paramilitare, paralele me strukturat e shtetit, me argumentin se është ngritur për mbrojtjen e votës.

Për habine e të gjithëve në krye të kësaj ”Strukturat për Mbrojtjen e Votës” (SMV), Lulzim Basha vendosi Marinela Ziun, e cila njëherësh është dhe drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD.

Në cilësinë e drejtueses së kësaj strukture paramilitare, një shtet paralel brenda shtetit, e dënuar nga partitë politike, opinioni publik por dhe Ambasada Amerikane në Tiranë si një strukturë e papranueshme dhe e tmerrshme për një vend demokratik, Marinela Ziu në atë kohë me zë dhe figurë ka sqaruar se “Fokusi kryesor është monitorimi i shkeljes së ligjit analiza e shkeljes së ligjit dhe më pas raportimi i tyre, denoncimi në KQZ, në prokuroritë e rretheve dhe në SPAK”. Pra e ka pranuar.

Struktura e armatosur e PD është ngritur në mënyrë graduale për të marrë formën e vërtetë në prag të zgjedhjeve, u shpërnda pothuajse në të gjithë Shqipërinë duke ushtruar presion, nen argumentin e mbrojtjes se votes se lire dhe bllokimit te blerjes se votave nga mazhoranca.

Qe në janar 2021, në një udhëzim të veçantë Basha foli për herë të parë për grupe vullnetare që duhet të caktohen nga shtabet në varësi të madhësisë së zonës që mbulonin. “Ndajmë zonat brenda një ZAZ dhe caktojmë zyrtarin përgjegjës për atë zonë, si dhe grupet e vullnetarëve që na nevojiten”, thuhet në udhëzimin e Bashës në atë kohë.

Grupet vullnetare, të përbërë nga ish ushtarakë dhe ish policë dhe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, u shpërndanë në të gjitha rrethet problematike ku krijuan disa, incidente për të arritur kulmin dy ditë para zgjedhjeve, ku vranë në Elbasan mjekun Pjerin Xhuvani. Ishte Arber Paplekaj, ish komando, pjesë e kësaj strukture, ai qe terhoqi kembezen gje qe e pranoi dhe ne organet e hetimit.

Të gjithë këto persona të rekrutuar, shumica me të kaluar problematike dhe kriminale, në mënyrë të paligjshme, ushtruan të gjitha kompetencat e policisë, pikërisht në sherbim te PD, dhe që komandohej direkt nga Basha.

Pikërisht kreun e kësaj strukture paramilitare të armatosur gjatë fushatës zgjedhore, PD ka gjetur që ta dërgojë si eksperte për të ndihmuar në zbardhjen e shkeljeve të 25 prillit.

Marinela Ziu nuk duhej te ishte zgjedhur nga PD eksperte ne komisionin e hetimit parlamentar për të “ndihmuar” në zbardhjen e “së vërtetës” së 25 prillit, të cilën e ka zbardhur OSBE/ODIHR, SHBA e BE, duke i cilësuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mund te kishin vene kedo tjeter, thjeshte per te treguar seriozitet ne nismen e tyre per hetimin/JavaNews.al

Next Post
SHBA fut katër kompani në listën e zezë

SHBA fut katër kompani në listën e zezë

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Toleranca e tepert e mazhorances eshte dobesi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com